Politika Arlind Qorri iu përgjigjet “qenve” të PD-së

Arlind Qorri iu përgjigjet “qenve” të PD-së

Arlind Qorri, aktivisti i “Organizata Politike” i është përgjigjur sulmeve që i kanë ardhur nga gazeta “Rilindja Demokratike”.

Kur në të majtë të kafshojnë pantallonat qentë e PS dhe në të djathtë qentë e PD, tregon se je në rrugë të drejtë. Rrugës së përpjekjes për të mos jetuar qençe” shkrUAN Arlind Qorri në faqen e tij në Facebook.

Gazeta “RD”, botoi sot në mëngjes një shkrim denigrues, ku i etiketonte këta protestues si marioneta të Veliajt, duke u bazuar tek një shkrim i Altin Goxhajt.

Ajo shkruante:

“Ata që organizonin thirrjet; “Ik, ik, ik” kur erdhi kryetari i opozitës dhe përkrahësit e tyre opozitarë ishin ushtarët marksistë të organizatës sorosiane komuniste, Organizata Politike e Arlind Qorrit, mes tyre edhe Eljan Tanini i kioskës së Lali Erit!

Ata nuk janë aty për solidaritet, por për ta izoluar grevën, duke ushtruar presion dhe shantazh ndaj çdokujt që nuk voton Rilindjen”, ndërsa ka publikuar edhe fotot e tyre.