Aktualitet Britani/ Vdes shqiptari, u rrah barbarisht nga dy të rinj

Britani/ Vdes shqiptari, u rrah barbarisht nga dy të rinj

Një 30-vjeçar shqiptar ka gjetur vdekjen, pas një sulmi brutal të ndodhur në Londër, Britani e Madhe.

Jozef Boci u dhunua nga të paktën dy persona më 17 Shkurt.

Ai ndodhej në gjendje të rëndë në spital, ku dhe ndërroi jetë të premten, pasi nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra.

Sipas policisë, vrasja ndodhi pas një debati midis dy grupeve, në një lokal pranë vendit të ngjarjes.

Boci pësoi lëndime serioze në kokë, pasi u godit me sende në Greenwich High Road.

Oficerët e policisë dhe Shërbimi i Ambulancës mbërritën në ngjarje rreth orës 2:15, të shtunën.

Shqiptari jetonte në Catford dhe mësohet  se të afërmit e tij  janë njoftuar. Sipas mediave britanike, pritet që autoritetet të kryejnë edhe eksperizën mjeko-ligjore.

Inspektori John Massey, duke folur për ngjarjen e rëndë tha: “Ky ishte një sulm brutal dhe frikacak. Ne apelojmë për këdo që ka qenë dëshmitar i këtij incidenti mëngjesin e së shtunës që të ndihmojë me informacion. Informacionet tuaja mund të jenë jetike në identifikimin dhe arrestimin e personave përgjegjës”.

Dy të rinj, rreth moshës 20 dhe 21 vjeç janë arrestuar, si autorë të dyshuar dhe janë lënë në paraburgim.