Aktualitet Emrat/ Arrestohen “skifterët” e Lezhës

Emrat/ Arrestohen “skifterët” e Lezhës

Dy persona janë arrestuar nga Policia e Lezhës, si autorë të dyshuar të disa vjedhjeve në këtë qytet.

Ata janë Alket Makaj 43 vjeç dhe Rambo Hasani 27 vjeç, të dyshuar për 8 raste të vjedhjeve.

Konkretisht, 43-vjeçari Makaj dyshohet se është autor i këtyre vjedhjeve:

– Më datë 20.01.2018, në rrugën e Spitalit Lezhë, dyshohet se  ka vjedhur mjetin ciklomotorr të shtetasit B.L.

– Më datë 05.02.2018, dyshohet se i  ka vjedhur dy bateri të mjetit të shtetasit K.C.

– Më datë 22.02.2018, në lagjen “Beselidhja”, Lezhë, dyshohet se  ka vjedhur me thyerje një dyqan kioskë në pronësi të shtetases D.G.

– Më datë 23.02.2018 në lagjen “Besëlidhja” Lezhë, dyshohet se  ka vjedhur me thyerje një dyqan kioskë në pronësi të shtetases R.M.

Gjithashtu, gjatë kontrollit fizik të ushtruar në momentin e arrestimit, 43-vjeçarit iu gjetën disa doza marijuanë.

Ndërsa Rambo Hasani dyshohet autor i vjedhjeve të mëposhtme:

– Me datë 23.02.2018, tek magazina në pronësi të shtetasit Xh.S., dyshohet se ka vjedhur disa mjete pune.

– Me datë 11.02.2018, dyshohet se ka vjedhur servisin në pronësi të shtetasit A.D. në Lezhë

– Me datë 16.01.2018, dyshohet se ka vjedhur banesën e shtetasit Gj.Gj. në Balldre – Lezhë.

– Me datë 12.12.2017 , dyshohet se ka vjedhur magazinën në pronësi të shtetasit N.M. në Rrilë.

Vijojnë hetimet për dokumentimet ligjore  edhe të vjedhjeve të tjera që këta 2 shtetas mund të jenë autorë.