Bota Incidenti mes anijeve, Erdogan kërcënon Greqinë

Incidenti mes anijeve, Erdogan kërcënon Greqinë

38
0
Shpërndaje

Pas incidentit që ndodhi mbrëmë në mesnatë mes anijeve greke dhe turke, Presidenti i Turqisë Erdogan ka paralajmëruar Greqinë.

“Paralajmërojmë ata që janë përtej kufijve në Qipro dhe në Egje që të mos ndërmarrin veprime të gabuara“, deklaroi Presidenti Erdogan.

Duke folur në një aktivitet politik, Erdogan i dërgoi një mesazh të qartë Greqisë.

Shtypi grek e ka konsideruar kërcënim deklaratën e Presidentit turk.

Ndërkohë, nga zyrtarët grekë nuk ka ende asnjë reagim për tensionet në detin Egje.

Në mesnatë, në ishullin Imia një anije e Gardës Bregdetare turke përplasi skafin e Rojes Bregdetare greke duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Shtypi grek e konsideron të qëllimshëm këtë veprim, dhe sipas tyre, tensionet vazhduan me shkeljet e hapësirës ajrore të Greqisë nga avionë dhe helikopterë të Turqisë që kryen stërvitje ushtarake.

Ishulli Imia ku ndodhi incidenti, është i ndarë në dy territore mes Turqisë dhe Greqisë.

Komento

Shkruani komentin tuaj
Ju lutem fusni Emër-in