Sport Kryeministri i Spanjës nuk e do Neymarin te Real Madridi

Kryeministri i Spanjës nuk e do Neymarin te Real Madridi

25
0
Shpërndaje

Në kuadër të 50-vjetorit të saj e përditshmja spanjolle AS ka intervistuar kryeministrin e vendit Mariano Rajoy, i cili është një tifoz i zjarrtë i klubit mbretëror, Realit të Madridit.

Në vigjilje të supersfidës me PSG në Champions,  Rajoy nuk ka nguruar të prekë edhe çështjen e nxehtë të Los Blancos, transferimin e shumëpërfolur të yllit brazilian Neymar në Santiago Bernabeu.

“Nuk do të isha i lumtur nëse Neymar do të vishte fanellën e Realit, aktualisht të gjithë flasin vetëm për treshen e sulmit, por duhet thënë se e gjithë organika e Realit është e jashtëzakonshme. Edhe PSG ka në dispozicion lojtarë fantastikë si Di Maria, Verratti dhe Rabiot. Takimi në Champions jam i bindur që do të jetë emocionues, luajnë dy nga skuadrat me formacionet më të mira në botë”, thotë Rajoy.

Më pas kryeministri spanjoll thekson se duke bërë një arsyetim të ftohtë nëse PSG mund të projektohet si skuadra favorite, por nuk duhet harruar fakti, shton ai, se Reali i Madridit është kampionia në fuqi e Europës.

“Champions League është skena ku Reali është protagonist, aq më shumë tani që objektivat e tjerë janë ezauruar”, thekson kryeministri spanjoll.

Lidhur me skuadrën tjetër të La Ligës që Rajoy simpatizon, pikërisht Deportivo La Coruña, kreu i shtetit spanjoll shton: “Nuk arrij të kuptoj përse zgjodhën Seedorf si trajner, ai mbetet një ish-lojtar legjendar, por me një eksperiencë të kufizuar në stol. Gjithsesi, unë i uroj shumë fat dhe suksese duke shpresuar që Deportivo të mos bjerë nga kategoria. Gjithashtu mund të them se do të më pëlqente të shihja Atleticon e Madridit të ngrinte trofeun e Champions Leagues, por sigurisht jo përballë Realit të Madridit”.

Komento

Shkruani komentin tuaj
Ju lutem fusni Emër-in