Sport Llullaku: Jam i lumtur për rikthimin tim në Itali (VIDEO)

Llullaku: Jam i lumtur për rikthimin tim në Itali (VIDEO)

24
0
Shpërndaje

Virtus Entella zyrtarizoi sot se ka firmosur me lojtarin Azdren Gani Llullaku (sulmues, i lindur në Istog, më 15 shkurt 1988).

Futbollisti në fjalë luan me ekipin kombëtar shqiptar, ndërsa mori një mirëseardhje të ngrohtë nga presidenti Gozzi dhe gjithë familja “Entella”.

Në Itali, ai ka milituar me Conegliano, Sacilese, Sudtirol, Domegliara dhe Tamai, përpara përvojave jashtë vendit, e fundit prej të cilave tek Astana.

Llullaku i bashkohet shqiptarit tjetër te kjo skuadër e Seria B, Naser Aliji.

Ai do të mbajë mbi shpinë fanellën me numrin 18.

“Jam i lumtur për rikthimin tim në Itali dhe që do të jem pjesë e kësaj skuadre”, – komentoi në rrjetet sociale Llullaku, pas firmosjes së kontratës.

Komento

Shkruani komentin tuaj
Ju lutem fusni Emër-in