Sport Ndryshon programi i ndeshjeve të nesërme

Ndryshon programi i ndeshjeve të nesërme

39
0
Shpërndaje

Shqipëria gjatë 48 orëve të fundit është përfshirë nga reshje të dendura shiu dhe bore, të cilat natyrisht do të ndikojnë dhe në jetën e përditshme apo aktivitetet në terren. E si për pasojë, futbolli shqiptar do të pësojë një tjetër shtyrje, këtë herë jo Kupa e Shqipërisë, por ndeshjet e prapambetura në Kategorinë e Parë dhe të Dytë.

Do të luheshin nesër ndeshjet Shënkolli – Bylis, Tërbuni – Erzeni dhe Këlcyra – Albpetrol, por pas një komunikimi të EDS me Sektorin e Garave të FSHF-së, njoftohemi se takimet janë shtyrë sërish për një datë të pacaktuar.

Kështu, në Kukës, Korçë, Gjirokastër dhe “Selman Stermasi” do të luhet futboll ditën e nesërme. Ndeshjet e Kupës së Shqipërisë nuk shtyhen për një datë të pacaktuar, pasi Sektori i Garave në FSHF ende nuk ka marrë njoftim nga klubet për këtë shqetësim.

Komento

Shkruani komentin tuaj
Ju lutem fusni Emër-in