Politika Rama u heq “vizat” ministrave: Pushimet vetëm në Shqipëri, jo jashtë

Rama u heq “vizat” ministrave: Pushimet vetëm në Shqipëri, jo jashtë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas disa shkrimeve të mediave greke se ai po kalon pushimet në Parga së bashku me bashkëshorten.

Përmes një statusi në Facebook, Rama mohon se është me pushime, ndërsa thotë se ato do i kalojë vetëm në Shqipëri.

Madje ai thotë se ky rregull për të kaluar pushimet në Shqipëri është edhe për ministrat.

Statusi i Ramës:

Mediat greke thonë jam me pushime në Greqi????1.S’jam me pushime 2.Pushimet i bëj vetëm në Shqipëri 3.Ky do jetë rregull edhe për ministrat✌️????????.