Kryesore 1 miliardë euro, Rama zbulon faturën e tërmetit në Itali

1 miliardë euro, Rama zbulon faturën e tërmetit në Itali

Kryeministri Edi Rama ka nisur një vizitë zyrtare në Itali për të biseduar mbi konferencën e donatorëve që do të ndihmojnë me fonde për rindërtimin e zonave të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit. Në këtë vizitë që shoqërohet nga ministri i Shtetit për Rindërtimin, Arben Ahmetaj, kryeministri fillimisht u takua me ministrin e Jashtëm, Luigi Di Maio. Teksa është folur për organizimin e Konferencës së Donatorëve më 17 shkurt në Bruksel, për Rindërtimin pas tërmetit të 26 nëntorit, Rama e ka informuar ministrin italian se raporti i plotë i dëmeve do të jetë gati për disa ditë, por deri tani fatura është llogaritur të jetë rreth 1 miliardë euro. Ministri i Jashtëm italian u shpreh se ka besim tek Konferenca e Donatorë.

Në mes të muajit shkurt në Bruksel pritet të mbahen konferenca e BE-së për mbledhjen e fondeve për të rindërtimin e zonave të prekura nga tërmeti në Shqipëri. Komisioni Europian ka kërkuar që Tirana zyrtare të përgatisë një raport në lidhje me dëmet e shkaktuara nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit shkuar, duke përllogaritur edhe nevojat që shtetit shqiptar i nevojiten për rindërtimin.

Pas kryediplomatit italian, Rama zhvilloi dhe një takim me kryeministrin Giuseppe Conte. Në fundjavë Rama do të jetë në Berlin ku do takojë Kancelaren Angela Merkel.