Extra 10 aktorët më të pëlqyer turq për vitin 2020

10 aktorët më të pëlqyer turq për vitin 2020

Së fundmi në Turqi janë shpallur 10 aktorët më të mirë dhe të pëlqyer për vitin që lamë pas 2020. Në krye të listës qëndron aktori me origjinë shqiptare Can Yaman, i cili ka marrë famë të madhe edhe jashtë kufijve. Ai është një nga aktorët më të pëlqyer edhe në SHBA. Së fundmi ai ka njoftuar se do luajë rolin e Sandokanit, një serial italian.

Në vendin e dytë është aktori i njohur Engin Akyurek të cilin e kemi parë të luajtur  rolin kryesor në serialet më të ndjekura turke.

Në vendin e tretë është aktori Kerem Bursin i cili po bën bujë të madhe me rolin e tij në serialin “Trokit në derën time” më aktoren Hand Herçel, ku dyshohet se kanë nisur dhe një lidhje dashurie jashtë serialit.

Në vendin e katërt është shpallur Alp Navruz i cili është një aktor mjaft simpatik dhe pëlqehet shumë nga publiku.

Në vendin e pestë është renditur Ibrahim Çelikkol, i cili është bërë i njohur nga publiku shqiptar me serialin “Dashuri bardh e zi”.

Këto rezultate kanë dalë nga votat e ndjekësve dhe nga fakti se sa këta aktorë janë komentuar në rrjetet sociale, media etj.