Bota 10 datat kyçe të 2019-ës

10 datat kyçe të 2019-ës

Lista kronologjike e 10 ngjarjeve më të rëndësishme që parashikohen të ndodhin në vitin 2019:

Një president i ri në Brazil

1 janar: I zgjedhur në tetor, Jair Bolsonaro, ish-ushtarak i së djathtës ekstreme, nis mandatin për 4 vite në fuqinë më të madhe ekonomike të Amerikës Latine.

Zgjedhjet të përgjithshme në Nigeri

16 shkurt: Zgjedhje presidenciale dhe parlamentare në Nigeri, shteti me popullsinë më të madhe dhe fuqia e parë ekonomike afrikane, por edhe vendi ku xhihadistët janë aktivë.

Referendumi i kushtetutës në Kubë

24 shkurt: 60 vjet pas revolucionit, kubanezët shkojnë në një referendum për një kushtetutë të re, që për herë të parë njeh ekonominë e tregut, pronën private dhe hap mundësinë e martesave homoseksuale.

Brexit

29 mars: Britania e Madhe largohet nga Bashkimi Europian në orën 00:00, me orën e Belgjikës. Eshte hera e parë që kjo ndodh në historinë e ndërtimit të Europës.

Zgjedhjet presidenciale në Algjeri

Prill: Parashikohen zgjedhje presidenciale ne Algjeri. Kandidimi i 81-vjecarit, Abdelaziz Bouteflika në pushtet që ne 1999, mbetet i pasigurt.

Akihito abdikon

30 prill: Perandori 84-vjeçar i Japonisë, Akhito, heq dorë nga froni dhe i jep titullin djalit  të tij, Naruhito.

India voton

Prill: Zgjedhje legjislative ne Indi, demokracia më e populluar në botë. Kryeministri Narendra Modi, nacionalist hindu, prezantohet për një mandat të dytë.

Parlament i ri Europian

23-26 maj: Dy muaj pas Brexitit, ndryshohet Parlamenti Europian në Strasburg, i cili do numërojë tashmë 705 deputetë.

Regbi në Japoni

20 shtator: Fillon Kupa e Botës në Regbi, në Japoni, është hera e parë që Azia pret këtë eveniment.

Atletikë në Katar

27 shtator: Katari pret Kampionatin Botëror të Atletikës, ku ka përgatitur masa të reja kundër nxehtësisë si për shembull një maratonë gjatë natës dhe një stadium të klimatizuar.