Bota 10 fakte që e bëjnë të veçantë Suedinë nga shtetet tjera

10 fakte që e bëjnë të veçantë Suedinë nga shtetet tjera

Shpesh kemi dëgjuar rreth të mirave socio-ekonomike nga shtetet nordike ku edhe Suedia pothuajse në shumicën e rasteve përmendet si një shtet që sjell mundësi të ndryshme për të gjithë banorët që jetojnë atje.

Prej shumë gjërave të cilat nuk mund ti përmbledhim me një vend, ne kemi vendosur t’ju sjellim juve disa fakte interesante të cilat kanë të bëjnë me Suedinë.

1- Suedia është e gjatë 1574 km dhe ka temperatura ekstreme. Më e ulëta është regjistruar në veri gjatë muajit Shkurt -53 gradë ndërsa më e larta në jug gjatë muajit Qershor +38 gradë.

2- Në Suedi jetojnë 20 000 banorë të minoritetit Sami ku që nga viti 1993 ata kanë parlamentin e tyre dhe në vitin 2000 gjuha Sami është pranuar zyrtarisht.

3- Suedia e ka ndaluar e para rrahjen e fëmijëve në shkollë në vitin 1979 dhe nga ajo kohë e të njëjtën gjë kanë bërë edhe 35 shtete tjera.

4- Që nga viti 1901 janë dhënë 561 çmime Nobel, çmimi është si trashëgimi i shpikësit të dinamitit Alfred Nobel.

5- Në Suedi, 48 % e prodhimit të energjisë vjen prej burimeve të ripërtëritëshme. ku gati 95% e saj vjen nga hidrocentralet.

6- Suedia ka fituar 625.5 medalje olimpike ku 475.5 vijnë nga lojërat olimpike verore ndërsa 150 nga ato dimërore. Një medalje e artë është ndarë me Danimarkën.

7- Çdo muaj nga qyteti Stokholm mblidhen rreth 993 000 kg mbeturina të ushqimit dhe ky ushqim shndërrohet në lëndë djegëse (benzinë) duke prodhuar 115 000 m3 të cilën e shfrytëzojnë autobusët dhe taksitë e Stokholmit si karburant.

8- Suedia ka rreth 9.7 milionë banorë, ku 23% prej tyre janë nën moshën 20 vjeçare dhe 15% kanë lindur në një vend tjetër.

9- Rreth 300 000 deri 400 000 drerë enden nëpër pyjet suedeze, pavarësisht nga fakti se 100 000 prej tyre vriten gjatë gjuetisë vjetore ku marrin pjesë rreth 250 000 njerëz.

10- Prindërit suedezë kanë të drejtë t’i shfrytëzojnë 480 ditë pushim të paguara për kujdesjen e fëmijës ku 60 ditë janë të rezervuara për baballarët.