Extra 10 mënyra për të zbuluar nëse pjesa e djathtë e trurit tuaj,...

10 mënyra për të zbuluar nëse pjesa e djathtë e trurit tuaj, ajo “artistike”, është më dominuese

A e dini që truri ynë ndahet në dy hemisfera, një “artistike” dhe një “inxhinierike”?! Po a e dini se cilën prej tyre keni më dominuese?

Atëherë zbulojeni falë këtij klasifikimi fantastik!

Ju ndodh shpesh të mendoni për situata të çuditshme, pjellë e imagjinatës suaj?

Nëse ju ndodh të mendoni për situata të cilat nuk kanë ndodhur kurrë dhe që ndoshta nuk do të ndodhin asnjëherë, atëherë do të thotë se e keni më dominuese hemisferën e djathtë të trurit. Kjo gjë ju ndodh jo vetëm para gjumit, por edhe kur jeni vetëm në shtëpi, ose kur jeni të shpërqendruar.

I shkarravisni shpesh fletoret ose blloqet?

Shkarravitja është thuajse një lloj arti dhe personat të cilët shkarravisin gjithçka kanë përpara mund të kenë hemisferën e djathtë dominuese, pra kanë perspektivë për të qenë poetë ose artistë.

Keni një talent të veçantë, atë të mbledhurit, për shembull, të gjërave, por që janë totalisht të ndryshme nga njëra-tjetra?

Sa herë gjatë ditës kujtoheni se keni bërë lidhje të pakuptimta dhe të palogjikshme? Kjo mund të jetë një shenjë tjetër e dominimit të hemisferës së djathtë!

Ju pëlqen të lexoni dhe të shkruani, por nuk e keni idenë se nga ndryshon një parafjalë me një lidhëz?

Ana juaj artistike shfaqet sa herë keni lexuar një libër, kur jeni i frymëzuar dhe përpiqeni të “hidhni në letër” mendimet tuaja. Por…rregullat gramatikore për ju janë vetëm telashe!

Keni provuar të mësoni të paktën tre gjuhë të huaja, por nuk arrini të kuptoni rregullat gramatikore?

Sa gjuhë të huaja keni provuar të mësoni gjatë jetës suaj? A keni arritur t’i përvetësoni ato në mënyrën më të mirë të mundshme? Do të ngatërroheni më shumë nëse përpiqeni të mësoni disa gjuhë të huaja…

E keni të nevojshme për të dëgjuar muzikë, ndërkohë që jeni duke mësuar ose duke punuar?

Sa herë e keni dëgjuar vazhdimisht të njëjtën këngë teksa keni qenë duke studiuar ose duke punuar? Pavarësisht se mund të jeni shkëputur ndonjëherë prej saj, pjesën më të madhe të kohës, ju e dëgjoni atë gjithsesi, sepse muzika ju jep forcë për të shkuar përpara gjatë ditës!

Preferoni të shkruani një ese apo të bëni një test matematike?

Shkolla, universiteti ose puna: këto tre ambiente na vënë shpesh përballë detyrave, testeve, ushtrimeve etj. Nëse ndiheni më të sigurt duke shkruar një ese, do të thotë se hemisferën e djathtë mund ta keni më dominuese!

Jeni të guximshëm kur bëhet fjalë për ndjekjen e objektivave që i vini vetes, por ndjeshmëria juaj shpesh nxjerr në pah anën tuaj më të brishtë?

Nuk duhet të fshihni anën tuaj më të ndjeshme. Është normale, atë e ka çdokush prej nesh, kush më pak e kush më shumë! Ndjeshmëria dhe brishtësia janë sinonime të humanitetit, ndaj nuk duhet të kini turp nga këto karakteristika!

Mërziteni shumë shpejt kur jeni në një grup njerëzish të cilët flasin pa reshtur?

Kur jeni duke parë një film ose kur jeni duke lexuar një libër, entuziazmoheni edhe për gjënë më të vogël, ndërkohë në bisedat e zakonshme me personat që keni përreth “vdisni” nga mërzia! Kjo mund të jetë një tjetër karakteristikë dominuese e hemisferës së djathtë!

E kuptoni gjithnjë e më shpesh se dëshironi të jetoni në botën tuaj!

Nuk ka përse t’ju vijë turp, përkundrazi të pasurit e një bote tënden është një gjë shumë e bukur!