Extra 10 mullinjtë e erës më të bukur në Europë (FOTO)

10 mullinjtë e erës më të bukur në Europë (FOTO)

Kinderdijk, Hollandë

Në provincën e Kinderdijk, vetëm pak kilometra nga Roterdami, gjenden rreth 19 mullinj që datojnë në 1740. Ata janë funksionalë vetëm gjatë periudhës së verës.

Consuegra, Spanjë

12 mullinj madhështorë, në formë cilindrike, që qëndrojnë nën diellin e Castiglia-La Mancha, në zemër të Spanjës. “Gjigantët” qëndrojnë mes terrenit shkëmbor që preket nga era dhe uji.

Koufonissi, Greqi

Në ishullin e vogël grek i Koufonissi, 4 kilometra larg plazheve të shkreta të Egjeut të virgjër, mund të dallohet një mulli ere, i cili daton në 1830 dhe është i mbrojtur nga shteti.

Trapani, Itali

Mullinj antikë ere me 6 krahë, në gjende perfekte falë restaurimit dhe që janë ende funksionalë, gjenden në Lagunën e Trapanit.

Zaanse Schans, Hollandë

Në Zaanse Schans, një komunitet i vogël në zonën e Zaandam, në Holandën qendrore, ka një përqendrim të lartë të mullinjve me erë. Vetëm në këtë zonë mund të numërohen mbi 1000 të tillë, të cilët duken sikur të kthejnë pas në kohë.

Campo de Criptana, Spanjë

Mullinjtë e Criptana pranë Consuegra, janë ndër më të njohurit e rajonit spanjoll të Castiglia-La Mancha. Pikërisht ky vend ka frymëzuar dhe shkrimtarin Servantes, për të shkruara librin e famshëm “Don Kishoti i Mançes”.

Cley Mill, Norfolk, Angli

Në Norfolk, në Angli mulliri i Cley, është ndërtuar në viti 1800. Ai është shndërruar në një hotel që përfshin bed & breakfast.

Santorini, Greqi

Në ishullin e Santorinit, vetëm dy hapa nga deti qëndrojnë dy mullinj ere. Njëri me dritare dhe derë të vjollcë dhe tjetri ngjyrë të gjelbërt. Sot ato janë transformuar në hotele elegante dhe rezidenca luksi.

Haarlem, Holandë

Molen de Adriaan qëndron në zemër të qytezës së Haarlem-it në Holandë. Mulliri i ndërtuar në 1778 shtrihen në anë të rrjedhës së lumit Spaarne.

Leida, Holandë

Molen de Valk, i quajtur dhe “fajkoi” është në mulli i viti 1785 dhe është tërheqja kryesore e qytezës. Në vitin 1966 ai i transformua në muze, brenda të cilit mund të admirosh një koleksion makinash dhe librash që përdoreshin nga mullixhinjtë, që prej 1930 deri më sot.