Extra 10 ndërtesat më të rralla të ndërtuara mbi shkëmbinj (FOTO)

10 ndërtesat më të rralla të ndërtuara mbi shkëmbinj (FOTO)

Shpërndaje

Këto janë ndërtesat më të pazakonta në botë duke qenë se janë ndërtuar në majat e shkëmbinjve apo maleve dhe që gjithashtu janë të vështira për t’u aksesuar.

Këto ndërtesa kryesisht janë manastire, tempuj, kisha, kështjella dhe shtëpi të vendosura në sipërfaqe shkëmbore dhe majat më të larta të maleve ku sigurisht është e vështirë të arrihen nga vizitorët. Shumica prej tyre kërkojnë aftësi të mira të ngjitjes duke qenë se bëhet fjalë për terrene të vështira dhe të thyera malore.

Çuditërisht, disa nga ndërtesat e paraqitura këtu kanë qëndruar të forta në të njëjtin vend për qindra e madje mijëra vjet, pavarësisht vendndodhjeve të tyre në dukje të rrezikshme.

Një nga ndërtesat më të vjetra më të rrezikuara është tempulli Hanging i Shanxi, i cili ishte ndërtuar në majën e një shkëmbi në Kinë në 491. Disa prej tyre gjenden më poshtë dhe pamjet e tyre janë mahnitëse dhe të habitshme se si arrijnë të qëndrojnë të forta edhe në ditët e sotme.

Kisha Saint-Michel d’Aiguilhe, Francë

Kjo është kisha Saint-Michel d’Aiguilhe e gjendur në afërsi të Le Puy-en-Velay, në jug të Francës. Ndërtesa është më shumë se 1000 vjeçare dhe qëndron në majën e një shkëmbi vullkanik në rreth 280 këmbë lartësi. Kisha mund të arrihet duke ngjitur 268 hapa të gdhendura në shkëmb.

Manastiri Agia Trias, Greqi

Meteora në qendër të Greqisë është vendi i disa prej manastireve të mahnitës të vendosur në mënyrë të rrezikshme në maja të larta. Manastiri i Trinisë së Shenjtë u ndërtua në vitin 1392 dhe mund të arrihet duke ngjitur rreth 140 hapa gjithashtu të gdhendur në shkëmbinj.

Bonifacio, Korsika

Qyteti historik i Bonifacios i ndodhur në Korsikë gjendet në të djathtë të majës së një shkëmbi gëlqeror. Mënyra më e mirë për të vizituar këtë qytet është me anë të varkës por duhet thënë, është një eksperiencë mahnitëse me një pamje të njëjtë.

Tempulli HengShan, Kinë

Tempulli që varet është ndërtuar në cep të një shkëmbi në afërsi të malit Heng në provincën Shanxi në Kinë rreth vitit 1491. Ashtu siç vërehet edhe nga pamjet e tempullit ai është mjaft i vështirë për tu aksesuar për shkak të vendndodhjes së tij.

Tempulli Popa Taungkalat, Myanmar

Tempulli mahnitës i Popa Taungkalat në Myanmar, gjendet i ndërtuar në majën e malit me të njëjtin emër, malit Popa. Vizitorët e këtij tempulli u duhet të ngjisin rreth 777 hapa për të ngjitur majën e malit dhe për të arritur tempullin.

San Juan de Gaztelugatxe, Spanjë

San Juan de Gaztelugatxe është një ndërtesë fetare dhe është e vetmja në ishullin e vogël shkëmbor të Gaztelugatxeko Doniene në Gjirin e Biscay jashtë brigjeve të Spanjës. Ndërtesa daton në shekullin e 10 dhe u në atë kohë u ndërtua një urë për të çuar njerëz drejt ishullit.

Paro Taktsang, Himalaja, Butan

Paro Taktsang, i njohur edhe si Foleja e Tigrit, është një kompleks tempujsh budistë në Himalaje në Butan. Ajo u ndërtua në vitin 1692, por u shkatërrua pothuajse e gjitha nga një zjarr në 1998. Megjithatë, qeveria e Butanit grumbulloi të ardhura për të restauruar këtë ndërtesë kaq të veçantë.

Nugget Point Lighthouse, Zelanda e Re

Nugget Point Lighthouse është një nga faret më të njohura në ishullin jugor të Zelandës së Re. Një rrugë e pjerrët i çon vizitorët në ndërtesën mahnitëse, e cila u hap për herë të parë në 1870 dhe për të cilën u deshën katër vjet për ta ndërtuar.

Vernazza, Cinque Terre, Itali

Fshati i vogël i Vernazza, i cili mbështetet në një shkëmb në gjirin Cinque Terre në Itali. Asnjë makinë nuk lejohet në fshatin e vogël të peshkimit dhe dikur ishte pika ku marina italiane mbronte brigjet e saj nga piratët.

Manarola, Itali

Fshati piktoresk i Manarolës qëndron në majën e një shkëmbi në Italinë veriperëndimore. Është gjithashtu i njohur botërisht për prodhimin e verës së ëmbël Sciacchetrà.