Bota 10 pasaportat më të fuqishme në botë për 2019-ën (FOTO)

10 pasaportat më të fuqishme në botë për 2019-ën (FOTO)

Renditja globale për pasaportat më të fuqishme në vitin 2019 u botua kohët e fundit nga Henley Passport Index dhe janë 31 shtete që zënë 10 vendet e para.

Renditja e filluar në vitin 2005 merr parasysh pasaportat e 199 kombeve dhe aksesin në udhëtime pa viza për qytetarët e atyre kombeve në vendet e tjera. Renditja matet periodikisht bazuar në të dhënat e mbledhura dhe analizuar nga Shoqata Ndërkombëtare e Transportit Ajror (IATA).

Që nga renditja e mëparshme që u botuan në fillim të vitit, disa vende janë ngjitur në renditje ndërsa disa kanë rënë. Renditjet dikur ishin të mbizotëruara nga vendet evropiane, por në të kaluarën e afërt, vendet aziatike janë rritur. Megjithatë, Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara kanë lëvizur në vendin e 6-të, duke u renditur në vendin e tyre më të ulët që nga viti 2010.

10- Suedia

Njëlloj si Franca, qytetarët suedezë gjithashtu kanë qasje pa viza në 186 vende të botës.

9- Franca

Me hyrje pa viza në 186 vende të botës, Franca renditet e katërta ndër pasaportat më të fuqishme në botë së bashku me Suedinë dhe Spanjën.

8- Luksemburgu

Ky vend i vogël ka pasaportën e tretë më të fuqishme në botë, pasi u ngjit me dy pikë në renditjen e fundit, me qasje pa viza në 187 vende të botës.

7- Italia

Teksa ndajnë vendin e tretë me Danimarkën dhe Luksemburgun, qytetarët italianë gjithashtu mund të udhëtojnë lirshëm në 187 vende të botës pa vizë.

6- Danimarka

Vendi i tretë për pasaportat më të fuqishme në botë ndahet mes Danimarkës, Italisë dhe Luksemburgut me qytetarët e saj që kanë qasje pa viza në 187 vende të botës.

5- Gjermania

Përveç që u jep qytetarëve të saj hyrje pa viza në 188 vende, pasaporta gjermane e kuqe është dokumenti i vetëm i njohur zyrtarisht i “dëshmisë së identitetit” të qytetarëve gjermanë.

4- Finlanda

Finlanda ndan podiumin vijues me Gjermaninë dhe Korenë e Jugut me qasje pa viza në 188 vende.

3- Koreja e Jugut

Pasaporta e Koresë së Jugut renditet së bashku me të Gjermanisë dhe Finlandës. Koreanët e Jugut kanë hyrje pa viza në 188 vende të botës, një kërcim i madh që nga viti 2009 kur ishte i 12-ti në listë.

2- Singapor

Singapori ndan vendin e parë të pasaportës më të fuqishme në botë së bashku me Japoninë, qytetarët e të cilëve gjithashtu kanë lirinë për të udhëtuar pa viza në 190 vende të botës.

1- Japoni

Bazuar në lirinë e udhëtimit në vende të ndryshme, Japonia kryeson listën e pasaportave më të fuqishme në botë së bashku me Singaporin. Qytetarët japonezë mund të udhëtojnë pa viza në 190 vende të botës.