Sport 10 pronarët më të pasur të klubeve të futbollit

10 pronarët më të pasur të klubeve të futbollit

Pas klubeve të më të mëdha të futbollit përgjithësisht janë njerëz të fuqishëm ekonomikisht, por kurrsesi kjo nuk do të thotë se më të pasurit zotërojnë domosdoshmërisht skuadrat me të forta në botë.

E përditshmja angleze “Mirror” është përpjekur të bëjë një klasifikim sa më të saktë, duke hartuar listën e 10 pronarëve të klubeve të futbollit në bazë të pasurisë së tyre.

Prej këtyre, pesë zotërojnë klube që militojnë në Premier League angleze, dy zotërojnë klube italiane, dy klube amerikane dhe një, klub francez.

vend të dhjetë të klasifikimit është Joe Lewis, një ndër njerëzit më të pasur të Mbretërisë së Bashkuar, pronar i Tottenham Hotspur. Me një pasuri prej 3.8 mld sterlinash, Lewis ka financuar së fundmi ndërtimin e stadiumit të ri të Spurs-ave, një projekt 800 milionë sterlina.

vend të nëntë, Zhan Jindong, themelues i Suning.com, i cili nëpërmjet Suning Holdings Group, bleu mazhorancën e aksioneve të Inter. Pasuria e tij – sipas Mirror – vlerësohet 5.2 miliardë sterlina.

Në vend të tetë, Shahid Khan, i cili zotëron Fulham, pasuria e të cilit është 5.4 miliardë sterlina. Nasser Al-Khelaifi, pronar i Paris Saint-Germain renditet në vend të shtatë, pasuria e të cilit vlerësohet në 6.2 miliardë sterlina. Një vend më sipër, pronari i Arsenalit, Stan Kroenke, pasuria e të cilit është 6.4 miliardë sterlina.

Në mes të klasifikimit, Roman Abramovich, i Chelsea (8.3 miliardë), të cilit i paraprin Philip Anschutz, pronar i Los Angeles Galaxy. Pronari i klubit ku luan Zlatan Ibrahimovich është një ndër njerëzit më të pasur aktiv në botën e sportit, me një pasuri 10 miliardë sterlina.

Në vend të tretë, familja Agnelli, e cila zotëron klubin e Juventus. Me një pasuri prej 10.4 miliardë sterlinash, familja Agnelli është dinastia sportive më jetëgjatë në Itali.

Medalje argjendi për Sheikh Mansour, pronar i Manchester City (pasuria e të cilit vlerësohet 17 miliardë sterlina).

Në vend të parë të klasifikimit të “Mirror” është Dietrich Mateschitz, pronar New York Red Bulls, pasuria e të cilit është 17.8 miliardë sterlina. Bashkëthemeluesi i kompanisë së pijeve energjike Red Bull, Mateschitz, angazhohet në sporte të shumta.