Kuriozitete 10 qytetet me më shumë reshje dëbore në botë

10 qytetet me më shumë reshje dëbore në botë

Ditët e ftohta të dimrit dhe temperaturat e ulta shoqërohen shpesh me dëborë, ku trashësia e saj në shumë qytete të botës arrin përmasa ekstreme.

Stina e dimrit shoqërohet edhe me dukuri natyrore ekstremisht të ftohta si reshjet e dëborës por edhe ngricat e shumta. Në shumë vende të botës temperatura arrin shifrat ndjeshëm nën zero, duke bërë që këto dukuri të bëhen më të shpeshta dhe më ekstreme.

Shumë qytete në botë gjatë dimrit regjistrojnë sasi të konsiderueshme dëbore që arrijnë deri në disa metra. Një listë me 10 qytetet më të ftohta do e gjeni më poshtë dhe fotot nga vendet përkatëse flasin vetë.

10- Buffalo, Shtetet e Bashkuara

E vendosur në krye të lumit Niagara, Buffalo, në New York, mban vendin e dhjetë në listë me një mesatare prej vetëm tetë këmbë borë çdo vit. Pjesa më e madhe e borës bie mes dhjetorit dhe marsit.

9- Rochester, Shtetet e Bashkuara

E vendosur në New York, Rochester gjendet në vendin e nëntë me një mesatare vjetore dëbore prej pak më shumë se tetë këmbë. Temperaturat gjatë muajve të ftohtë shpesh bien nën -17C.

8- Akita, Japoni

Akita në bregun veri-perëndimor të ishullit Honshu të Japonisë është qyteti i tetë me dëborë me një mesatare vjetore dëbore prej vetëm nëntë këmbë trashësi.

7- Saguenay, Kanada

Në vendin e shtatë është Saguenay në Quebec, Kanada, e cila sheh një mesatare të reshjeve të dëborës prej 10.25 këmbë trashësi çdo vit.

6- Syracuse, Shtetet e Bashkuara

Qyteti i Syracuse në Nju Jork mban titullin për qytetin më me shumë dëborë në SHBA, dhe renditet në vendin e pestë në rang botëror. Syracuse zakonisht sheh një mesatare prej 10.3 këmbë dëborë çdo dimër, pasi është afër Liqenit Ontario dhe shpesh është goditur nga ciklonët.

5- Quebec, Kanada

Provinca kanadeze e Kebekut ndan vendin e pestë në listën e qyteteve më dëbore në botë me një mesatare prej 10.3 këmbë borë çdo vit. Dëbora zakonisht bie në këtë zonë midis dhjetorit dhe prillit.

4- St John’s, Kanada

St John’s në ishullin Newfoundland në Kanada përjeton një mesatare prej vetëm 11 këmbë dëborë çdo vit. Zona është e njohur për motin e saj ekstrem. Muaji më i ftohtë këtu është shkurt, ku temperaturat mesatare mund të ulen deri në -8.6C.

3- Toyama, Japoni

Qyteti i tretë me më shumë dëbore në botë dhe në Japoni është Toyama, që ndodhet në bregun perëndimor të vendit, në të cilin trashësia e dëborës çdo vit arrin mesatarisht 12 këmbë.

2- Sapporo, Japoni

Sapporo, në ishullin e Hokkaido, është vendi i dytë me më shumë dëborë në botë me një mesatare vjetore prej 16 këmbë dëborë.

1- Aomori, Japoni

I ndodhur në bregun verior të ishullit Honshu të Japonisë, Aomori City merr titullin si qyteti më me dëborë në botë, me një dëbore mesatare vjetore prej 26 këmbë trashësi. Shumica e dëborës bie në mes të nëntorit dhe prillit dhe rrugët me dëborë në fshatrat përreth gjatë këtyre muajve bëhen ‘korridore madhështore të dëborës’.