Ekonomi 10 qytetet që kanë orët e punës më të shkurtra

10 qytetet që kanë orët e punës më të shkurtra

Të gjesh kohë për veten gjatë një jave pune nën stres nuk është e thjeshtë. Por në disa qytete është më e thjeshtë se në vende të tjera. Kompania e sigurimeve “Kisi” ka vëzhguar 40 qytete të botës për të zbuluar se ku rezidentët e kanë balancën e jetës dhe punës më të mirë duke marrë në konsideratë disa faktorë të punës si koha e “commuting” (pra kohës për të udhëtuar nga shtëpia në punë), orëve të punës, pushimeve, mbarëvajtjen dhe të drejtat civile.

Këto janë qytetet me balancën punë-jetë më të mirë.

Helsinki, Finland

Rezidentët e Helsinkit gëzojnë balancën e punës dhe jetës më të mirë në botë me një javë relativisht të shkurtër pune 40 orëshe dhe një kohë të shkurtër prej 26 minutash për të vajtur nga shtëpia në punë e anasjelltas (pra “commuting”)

Minimumi i lejeve për pushime të punonjësve është 30 ditë, një nga më të lartat nga të gjithë vendet e vëzhguara. Helsinki gjithashtu ofron pushime bujare për lejen prindërore, plot 1127 ditë, më e larta nga vendet e marra nën vëzhgim pas Hungarisë.

Mynih, Gjermani

I pari nga tre qytetet Gjermane në dhjetëshen më të mirë është Mynihu me stresin më të ulët nga qytetet në listë. Java mesatare e punës është një orë më e gjatë se ajo e Helsinkit dhe koha e “commuting” me një minutë më shumë.

Ka disa diferenca të theksuara midis këtyre dy qyteteve. Në kryeqytetin bavarez minimumi i lejes së pushimeve është veçse 20 ditë, ndonëse shumica e punonjësve merr mesatarisht 30 ditë pushim. Prindërit mund të marrin 406 ditë leje të paguar, rreth një e treta e kohës që merret ne Helsinki.

Oslo, Norvegji

Nga qytetet e vëzhguara, rezidentët e Oslos punojnë më pak orë në javë (38.9 orë/javë), dhe veçse një përqindje e vogël e punonjësve punon më shumë se 48 orë.

Qyteti mundëson leje bujare për pushime dhe ka pikët më të larta përsa i përket barazisë gjinore nga të gjitha qytete e vëzhguara, duke u ndjekur nga Stokholmi dhe Helsinki. Gjithashtu kryeson në aksesin për shërbimet e shëndetit mendor.

Hamburg, Gjermani

Ashtu si Mynihu, Hamburgu ka një javë pune prej 41-orësh dhe është relativisht një vend me stres të ulët për të jetuar dhe punuar, ndonëse jo dhe fortë i sigurt.

Gjermania është shteti i vetëm me më shumë se një qytet në “top 10” e qyteteve me balancën e punës dhe jetës më të mirë. Të tre nga këto qytete kanë javë pune të shkurtër të balancuar me politika miqësore ndaj familjes. Koha e lirë luan një rol të rëndësishëm në jetën e Gjermanëve.

Stokholm, Suedi

Qeveria e Suedisë ka marrë hapa për të ndihmuar popullatën që të balancojë angazhimet e punës me jetën e shtëpisë.

Stokholmi ka marrë 76.9 pikë për barazinë gjinore, e dyta më e larta në vëzhgim. Kjo vjen pjesërisht nga orët fleksibël të punës dhe strukturës të lejes prindërore. Barazia sociale është e lartë gjithashtu duke arritur 100 % me LGTB +.

Berlin, Gjermani

Qytetarët në Berlin nisin punën mesatarisht rreth orës 10:00, më vonë se në qytetet e tjera të Gjermanisë që janë pjesë e “top 10”, por përsëri shumë përpara se mjaft qytete të tjera të listuara. Koha për të vajtur në punë është pakëz më e gjatë. Gjithashtu nivelet e stresit janë më shumë se dyfishi i atyre të Hamburgut dhe tre herë më shumë se në Mynih.

Zyrih, Zvicër

Në Zyrih, njerëzit punojnë me orë më të gjata krahasuar me qytetet në “top 10” dhe përjetojnë kohët më të gjata të “commuting”.

Aksesi në shërbimet e shëndetit mendor është i dyti më i miri, sidoqoftë qyteti gëzon një nga nivelet e stresit më të ulët, fill pas Mynihut.

Qyteti më i populluar i Zvicrës, Zyrihu, ka ndotje ajri të ulët dhe kryeson në vëzhgim përsa i përket mirëqenies dhe shëndetit fizik të rezidentëve të saj.

Barcelonë, Spanjë

Në Barcelonë, punonjësit punojnë rreth 41 orë në javë, e cila është e ngjashme me qytetet e tjera të “top 10”

Paris, Francë

Punonjësit në kryeqytetin francez kanë kohën e vajtjes për në punë më të gjatë në “top 10” e qyteteve të listuara, me një mesatare prej 44 minutash, krahasuar me 26 minutat e “commuting” ne Helsinki. Por të dyja qytetet ndajnë pushime bujare me leje prej 30 ditësh.

Legjislacioni i kërkon Francës që në mënyrë aktive të promovojë balancën punë-jete të shëndetshme. Java e punës mbyllet me 35 orë dhe punonjësit mund të zgjedhin të mos dërgojnë apo marrin email-e pas punës.

Vankuver, Kanada

Vankuveri është i vetmi qytet jashtë BE-së në “top 10”. Për shumicën e rezidentëve koha e vajtjes në punë shkon rreth gjysmë ore. Java e punës është rreth 40 orë – e ngjashme me qytetet e tjera të “top 10”

Ashtu si fqinji i tyre SHBA, kanadezët kanë leje për pushime të limituar. Rezidentët në Vankuver kanë veçse 10 ditë leje për pushime, ndonëse ata marrin më shumë se 15 ditë mesatarisht.