Bota 10 shtetet më të pasura në botë për vitin 2018

10 shtetet më të pasura në botë për vitin 2018

Me gjithë avancimin e teknologjisë dhe ndryshimet globale që kanë ndodhur, disa shtete përsëri ia dalin të qëndrojnë në krye të listës së vendeve më të pasura në botë.

Teksa flasim për vendet më të pasura në botë për vitin 2018, vëmë re se një pjesë e mirë e shteteve të përmendura vijojnë të qëndrojnë si pjesë e listës ose ndoshta në renditjet më të mira të saj prej vitesh me rradhë.

GDP është një mënyrë mjaft e mirë për të identifikuar mirëqenien e një vendi specifik, për ta parë më pas atë në një krahasim me shtete të tjera duke arritur në përfundime se cilat vende janë ato me mirëqenien më të lartë dhe si rrjedhojë më të pasurat.

Vendet të cilat kanë një nivel më të lartë të GDP janë ato të cilat quhen vendet më të pasura në nivel global, dhe për ta shpjeguar më qartë siç dihet GDP është totali i sasisë së të mirave dhe shërbimeve në një shtet të caktuar. Shumë prej tyre, pjesë të listës së 10 shteteve më të pasura në botë për 2018 mund të merren me mend por mund të gjeni edhe nga ato vende që ndoshta si kishit menduar si të tilla.

10) Hong Kong –63,350 dollarë

9) Emiratet e Bashkuara Arabe –69, 900 dollarë

8) Kuvajt – 71,930 dollarë

7) Norvegji – 72,190 dollarë

6) Irlandë – 75,790 dollarë

5) Brunei Darussalam – 77,700 dollarë

4) Singapor – 93,680 dollarë

3) Luksemburg – 112,710 dollarë

2) Macau – 125,170 dollarë

1) Katar – 129,360 dollarë