Bota 10 vendet që kanë përfituar më tepër ndihmë ushtarake nga SHBA

10 vendet që kanë përfituar më tepër ndihmë ushtarake nga SHBA

Gjatë vizitës së fundit në Ukrainë, Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken konfirmoi se SHBA do t’i ofrojë këtij vendi 200 milionë dollarë ndihmë për mbrojtjen.

Blinken u takua me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky në vazhdën e tensionit në rritje me Rusinë, që shumë dyshojnë se mund të përfundojë me luftë.

Gjatë vitit 2020, Ukraina është në listën e 10 vende që ka përfituar më shumë ndihmë ushtarake nga SHBA, pasi ka marrë 284 milionë dollarë ndihma.

Përfituesit më të mëdhenj ishin Izraeli me mbi 3 miliardë dollarë dhe Afganistani me rreth 2.7 miliardë dollarë.

Mes 10 vendeve që kanë përfituar më shumë janë Egjipti, Iraku, Jordani, Libani dhe Somalia.

Shqipëria gjatë vitit 2020 ka përfituar rreth 52 milionë dollarë ndihma ushtarake nga SHBA.

Të dhënat janë publikuar nga ‘Statista’, duke iu referuar shifrave të bërë publike nga USAID.