Kulturë 10 vite nga episodi i parë i “Game of Thrones”: 10 sekretet...

10 vite nga episodi i parë i “Game of Thrones”: 10 sekretet e serialit kult

Nga Arianna Ascione – Corriere

“Game of Thrones” debutoi dhjetë vjet më parë në kanalin amerikan HBO, një serial i dashur i bazuar në romanin “Një këngë me akull dhe zjarr” nga George R. R. Martin. Me regji nga David Benioff dhe DB Ëeiss (dhe gjatë këtyre viteve ka rrëmbyer 59 Emmy nga 160 nominime) u transmetua nga 17 prill 2011 deri më 19 maj 2019, një udhëtim me 73 episod (dhe tetë sezone) që la një gjurmë të thellë në serialitetin televiziv.

Në 10-vjetorin e këtij seriali kult, ja një koleksion të pathënash dhe kuriozitetesh që nuk i kemi ditur më parë:

Daenerys e parë

Daenerys Targaryen u luajt në fillim nga Tamzin Merchant. Kur produksioni i tha asaj se episodi nuk i kishte bindur skenaristët dhe se ishte e nevojshme ta ktheje atë, aktorja e “The Tudors” u largua nga seriali. Kështu, pjesa i shkoi Emilia Clarke.

Problemet ekonomike të Khal Drogo

Jason Momoa (interpretues i Khal Drogo) rrëfeu se, pasi kishte mbaruar impenjimin e tij me “Game Of Thrones”, ai luftoi për të gjetur punë, pasi kishte shumë borxhe të grumbulluara. Pika e kthesës erdhi më pas në 2016, kur regjisori Zack Snyder zgjodhi atë për të luajtur Aquaman në filmin “Justice League”.

Pasardhësi i Charles Dickens

Aktori Harry Lloyd, i cili luan rolin e vëllait të Daenerys Viserys Targaryen, është stërnipi i shkrimtarit britanik, Charles Dickens.

“Let it snow”

Përfundimisht dimri arriti…, por e gjithë bora e përdorur në set nuk ishte e vërtetë: ajo u krijua me letër dhe ujë.

Emri më i dashur nga prindërit që janë adhurues të serialit

Daenerys Targaryen frymëzoi prindërit e rreth 150 vajzave amerikane (vetëm në vitin 2012) që zgjodhën emrin Khaleesi (që në gjuhën imagjinare Dothraki do të thotë “mbretëreshë”) për vajzat e tyre.

Game of Thrones për shitje

Mund të blihen kopje të “Game of Thrones”: çmimi i shitjes është 30 mijë dollarë.

Lotët e Jon Snow

Ndërsa lexonte skenarin për pjesën e fundit të serisë, Kit Harrington (Jon Snow) shpërtheu në lot.

Miqësi e vërtetë

Aktoret Sophie Turner (Sansa Stark) dhe Maisie Williams (Arya Stark) janë bërë mike shumë të ngushta në jetën reale: për të festuar miqësinë e tyre ata bënë të njëjtin tatuazh dhe kur e para u martua me këngëtarin Joe Jonas, e dyta ishte dëshmitare.

Mbretëresha Elizabeth për vizitë

Në vitin 2014, Mbretëresha Elizabeth II dhe burri i saj, Princi Filip i Edinburgut, vizituan setin e serialit të vënë në skenë në Belfast si pjesë e një turneu në Irlandën e Veriut. Sidoqoftë, sovrania nuk ka qenë në gjendje të provojë personalisht Fronin e Hekurt të Shtatë Mbretërive: ajo nuk mund të ulet në asnjë fron – i vërtetë apo i rremë – që nuk është i saji.

Zemra e kalit e ngrënë nga Daenerys

Zemra e kalit që Daenerys ha në sezonin e parë të serisë është padyshim e rreme: ishte një karamele e madhe e gomuar dhe e lyer me shurup.

Dashuri në serial

Kit Harington (fytyra e Jon Snow) dhe Rose Leslie (interpretuese e zonjës së tij Ygritte) ranë në dashuri gjatë xhirimit dhe – sapo dolën – u martuan në 23 qershor 2018 në një kishëz të vogël në Aberdeenshire, Skoci. Fëmija i tyre i parë lindi në shkurt 2021.