Aktualitet 10-vjetori i vdekjes së At Zef Pllumit, Basha: Sot na kërcënohet liria

10-vjetori i vdekjes së At Zef Pllumit, Basha: Sot na kërcënohet liria

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka lëshuar disa mesazhe për politikën shqiptare në 10-vjetorin e vdekjes së At Zef Pllumit.

Nga Katedralja e Shën Palit në Tiranë, Basha theksoi se vepra e At Zef Pllimit ‘Rrno vetëm për me tregue’ duhet të jetë pjesë e teksteve shkollore për të rinjtë, ndërsa tha se mesazhi i saj është aktual.

“I rekomandoj kujtdo që nuk e ka parë këtë ekspozitë, ta shoh. Mesazhi i At Zef Pëllumit ia vlesh shumë, pasi sot na kërcënohet liria, liria e zgjedhjet. Jeta dhe veprat e At Zef Pëllumit janë një kushtrim për lirinë.

Vepra e tij ‘Rrno vetëm për me tregue’, duhet të jetë në tekstet shqiptare. Si një kushtrim për njerëzit e lirë, se ja vlen çdo sakrificë kur liria kërcënohet. Veprat dhe jeta e At Zef Pëllumbit nuk e ka vendin në muze por në jetën e përditshme të shqiptarët, pasi aty e ka vendin e keqja”, u shpreh Basha.