Ekonomi 10 zonat më të shtrenjta në botë për të jetuar (FOTO)

10 zonat më të shtrenjta në botë për të jetuar (FOTO)

Hollywood Hills

Shumë prej zonave të cilat kanë pranë objekte të famshme apo ndërtesa e monumente të njohura, kanë një çmim marramendës të banesave.

A keni menduar ndonjëherë të jetoni pranë kullës Eiffel?

Apo ndoshta do të preferonit të shihni anijet të kalojnë në Victoria Harbour në Hong Kong nga dritarja juaj e dhomës? Edhe pse tingëllon mjaft bukur, kostoja e jetesës në një zonë të tillë do të ishte relativisht e lartë. Prania e këtyre objekteve të rëndësisë së lartë apo monumenteve të njohura, bën që vlera e pronave dhe banesave përreth të rritet në shifra dhe përqindje të paimagjinueshme.

Një studim i kohëve të fundit ka zbuluar 10 prej zonave më të shtrenjta në botë për të jetuar, zona të cilat gjenden pranë monumenteve të rëndësishme dhe të njohura në botë.

10- The Empire State, New York

 

Empire State është një prej 10 zonave më të kushtueshme për të jetuar, me një rritje prej 169 përqind të çmimit të pronave që gjenden pranë kësaj ndërtese.

9- Muzeu Guggenheim, Bilbao

 

Muzeu Guggenheim, i cili ndodhet në Bilbao të Spanjës, mban vendin e nëntë në listën e zonave më të shtrenjta, teksa çmimi i banesave pranë muzeut është 171 përqind më i lartë krahasuar me banesa të njëjta në zona të tjera.

8- Kulla e Tokios, Tokio

 

Për të pasur privilegjin e të jetuarit pranë Kullës së Tokjos do të ju duhet të paguani 185 përqind më shumë krahasuar me zona të tjera.

7- Victoria Harbour, Hong Kong

 

Victoria Harbour në Hong Kong bën që çmimi i banesave që gjenden në atë zonë të jetë 261 përqind më i lartë krahasuar me lokacione të tjera, duke e vënë atë në vendin e shtatë në listë.

6 – Ura Golden Gate, San Francisko

 

Të jetosh pranë Golden Gate në San Francisko do të rrisë 264 për qind koston tuaj të qirasë, duke e bërë kështu zonën e gjashtë më të shtrenjtë për të banuar.

5- Kulla Eiffel, Paris

 

Ndërsa ju do të mendonit se të jetosh pranë Kullës Eiffel, ikona e qytetit të dashurisë, do të kryesonte listën, monumenti i famshëm i Parisit ndodhet në vendin e pestë. Të jetosh pranë Kullës së Eifelit do të thotë një rritje prej 334 për qind të vlerës dhe çmimit të pronave përreth.

4- Sydney Opera House, Sidnej

 

Shtëpitë afër Sydney Opera House kanë një kosto shtesë prej 459 për qind, duke e çuar koston mesatare të një shtëpie afër ikonës së Sidney në 4 milion dollarësh, më shumë se banesat diku tjetër në qytet.

3- Washington Monument, Uashington

 

Monumenti i Uashingtonit në Uashington D.C renditet në vendin e tretë, teksa kostoja e një shtëpie pranë tij arrin në 2.3 milion dollarë më shumë se një pronë me madhësi të barabartë diku tjetër në kryeqytetin e SHBA.

2- Burj Khalifa, Dubai

 

Burj Khalifa në Dubai është mbresëlënëse në lartësi por edhe në shpenzime. Monumenti madhështor prej 160 katësh i kushton atyre që jetojnë afër tij 687 përqind më shumë, ose 1.5 milion dollarë kosto më të lartë se kudo tjetër në Dubai.

1 – Hollywood, Los Anxhelos

 

Numri një në listë nuk është aq shumë pikë referimi se sa është shenjë. Shenja ikonike Hollywood në Los Anxhelos është zona më e shtrenjtë për të jetuar. Ajo kushton një mesatare prej 1.5 milion dollarë ose kosto 1,057 për qind më të lartë për të jetuar brenda zonës së famshme të Hollywood sesa diku tjetër në Los Anxhelos.