Sport 100 gola në 29 ndeshje, Ajaksi është një “makineri” që tremb Juven

100 gola në 29 ndeshje, Ajaksi është një “makineri” që tremb Juven

Ajaksi këtë sezon është nga ato skuadra, që po mahnisin me futbollin, të cilin luajnë dhe me rezultatet e deri tanishme.

Skuadra holandeze skualifikoi Realin, me një fitore madhëstore në “Santiago Bernabeu”, me rezultatin 1-4 dhe kaloi në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, ku do të ndeshet me Juventusin.

Por nuk është vetëm kaq, Ajaksi ditën e shtunë ka shënuar golin e 100-të në kampionat pas vetëm 29 ndeshjesh. Kur duhen dhe 5 javë nga përfundimin i kampionatit, skuadra e Amsterdamit ka arritur një gjë jo të lehtë. Mesatarja e shënimit në një ndeshje është 3.4 gola, shifra të cilat dhe Barcelona i ka zili.

Gjithashtu, kjo skuadër historike ka rihapur kampionatin, pasi gjendej shumë pikë pas dhe tashmë është në vendin e parë me 71 pikë, një më shumë se PSV-ja me një ndeshje më pak.

Holandezët janë një grup, i cili do t’i vendosë shumë vështirësi Juventusit në dy ndeshjet, që do të luhen brenda një jave.