Kryesore 100 raste të reja dhe dy viktima nga Covid

100 raste të reja dhe dy viktima nga Covid

Foto ilustruese

Dy pacientë nuk mundën ta fitonin betejën me Covid gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë.

“Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor dy qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 1 qytetar nga Tirana, 1 qytetar nga Durrësi, të moshave 70-83 vjeç”, njofton Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Rastet e reja- Sa i përket të infektuarve, nga 2962 testime të kryera kanë rezultuar pozitivë 100 qytetarë.

“Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 24 raste në Tiranë, 10 raste në Korçë, 8 raste në Fier, 7 raste në Shkodër, Durrës,  6 raste në Devoll, Lezhë, 5 raste në Sarandë, 4 raste në Elbasan, Pogradec, 2 raste në Gjirokastër, Skrapar, 1 rast në Krujë, Kurbin, Kukës, Vlorë, Mirditë, Tropojë, Berat, Mallakastër, Permet, Ura Vajgurore, Dibër, Gramsh, Kuçovë, Libohovë, Patos”.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 834 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 110,172 që nga fillimi i epidemisë.

Situata në spitale- Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 116 pacientë, 11 në terapi intensive, nga të cilët 3 pacientë janë të intubuar.