Kuriozitete 107-vjeçarja tregon sekretin e mirëqenies: Nuk u martova kurrë!

107-vjeçarja tregon sekretin e mirëqenies: Nuk u martova kurrë!

Louise Jean Signore është nga Bronksi i Nju Jorkut, dhe së fundmi e festoi ditëlindjen e 107-të. Ajo zbuloi sekretin e mirëqenies dhe formës së saj të shkëlqyer, duke ia atribuuar meritat beqarisë dhe vetëm asaj.

“Ende mendoj se sekreti për këto 107 vite të mrekullueshme është së nuk jam martuar. Dhe motra ime 102 vjeçe më thotë – sikur të mos isha martuar as unë kurrë”, thotë ajo.

Louise Jean Signore ka lindur në vitin 1912, në të njëjtin vit kur u fundos Titaniku, dhe jeton në Bronks qysh prej kur ishte 14 vjeç. Signore bën shopingun madje pa ndihmën e askujt, si dhe nuk mban as bastun.