Kryesore 107-vjetori i ushtrisë, Meta: Tërmeti nxori në pah nevojën për modernizim

107-vjetori i ushtrisë, Meta: Tërmeti nxori në pah nevojën për modernizim

107-vjetori i ushtrisë, Meta: Tërmeti nxori në pah nevojën për modernizim

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka uruar këtë të mërkurë Forcat e Armatosura me rastin e 107-vjetorit të krijimit të ushtrisë shqiptare.

Meta falenderon të gjithë ushtarët për kontributet e vyera, përkushtimin heroik dhe sakrificat sublime për mbrojtjen e atdheut, për operacionet humanitare dhe paqeruajtëse si dhe për garantimin e lirisë, paqes e stabilitetit kudo në botë nën flamurin e NATO-s.

Por Presidenti shprehet se ky 107-vjetor nuk i gjen Forcat tona të Armatosura si zakonisht, por në krye të solidaritetit dhe ndihmës për njerëzit që janë prekur rëndë nga tërmeti.

Ky rast sipas kreut të shtetit solli në pah edhe domosdoshmërinë e modernizimit të mëtejshëm të ushtrisë.

“Me konsideratat më të larta, ju shpreh sot urimet më të ngrohta të gjithë burrave dhe grave në uniformë të Forcave tona të Armatosura, me rastin e 107-vjetorit të Ushtrisë Shqiptare! Falenderim dhe mirënjohje për kontributet e vyera, përkushtimin heroik dhe sakrificat sublime për mbrojtjen e Atdheut dhe Sigurisë Kombëtare, për operacionet humanitare e paqeruajtëse, si dhe për garantimin e lirisë, paqes e stabilitetit kudo në botë, nën flamurin e NATO-s.

Ky 107-vjetor, i gjen Forcat tona të Armatosura, në krye të solidaritetit dhe ndihmës për vëllezërit e motrat shqiptare të prekur rëndë nga pasojat e tërmetit tragjik, duke spikatur me profesionalizmin, përkushtimin dhe dashurinë për të shpëtuar banorët e mbetur nën rrënojat e kësaj fatkeqësie natyrore shkatërrimtare, që nxorri në pah dhe domosdoshmërinë e modernizimit të mëtejshëm të ushtrisë shqiptare.

Zoti i bekoftë ushtarakët shqiptarë! Lavdi dëshmorëve që dhanë jetën për Atdhe dhe Flamur”, shkruan Meta në rrjetet sociale.