Kryesore 108 raste të reja dhe 5 të vdekur nga COVID-19

108 raste të reja dhe 5 të vdekur nga COVID-19

Shifra e rasteve të reja vijon të mos jetë alarmante në vendin tonë. Në 24 orët e fundit kanë rezultuar 108 raste pozitive me COVID-19, ndërsa pesë persona humbën jetën nga virusi.

Rastet e reja kanë dalë nga 2808 testime të kryera.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 28 raste në Tiranë, 17 raste në Korçë, 8 raste në Fier, 5 raste në Shkodër, Devoll, Sarandë, 3 raste në Durrës, Lezhë, Lushnje, Pukë, 2 raste në Krujë, Kavajë, Tropojë, Gjirokastër, Pogradec, Vau Dejës, Skrapar, Patos, Këlcyrë, Gramsh, 1 rast në Mirditë, Berat, Mallakastër, Delvinë, Divjakë, Prrenjas, Maliq, Poliçan.

Viktimat janë nga Tirana, Elbasani, Korça, Mati dhe nga Shkodra, të moshave 59-81 vjeç.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 732 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 109,338 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 116 pacientë, 10 në terapi intensive, nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u bën thirrje qytetarëve që të mos neglizhojnë masat kundër COVID-19, ndërsa në vend vijon vaksinimi masiv.