Kryesore 11 raste të reja me Covid në 24 orët e fundit

11 raste të reja me Covid në 24 orët e fundit

11 qytetarë kanë rezultuar pozitivë më Covid në 24 orët e fundit, duke shënuar një ulje në krahasim me një ditë më parë.

“Në 24 orët e fundit janë kryer 3439 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid19, 11 qytetarë në këto bashki: Nga 2 raste në Tiranë, Korçë, Elbasan dhe nga 1 rast në Has, Kavajë, Vlorë, Kamëz, Peqin”, njofton Ministria e Shëndetësisë

Fatmirësisht ditën e sotme nuk ka humbur jetën asnjë person.

Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 6 pacientë.

Aktualisht janë shëruar 7 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,081 që nga fillimi i epidemisë.