Ekonomi 11 sekrete të cilat ekspertët e marketingut nuk duan që t’i dini

11 sekrete të cilat ekspertët e marketingut nuk duan që t’i dini

Kur shkojmë në një kafene apo një dyqan, ne zakonisht kemi një ide se çfarë do të blejmë. Sidoqoftë, shpesh bëjmë blerje të panevojshme të cilat më vonë nuk ia arsyetojmë as vetes. “Bright Side” ka mbledhur disa truke që po na mashtrojnë që të shpenzojmë më shumë sesa kemi menduar.

Të ofrosh një produkt trendi

Mallrat më të thjeshta ndonjëherë mund të rikthejnë shkëlqimin pas një ndryshimi në imazh. A do të blinin të rinjtë ëmbëlsira të zakonshme dhe t’i hidhnin fotot në Instagram? Jo, por nëse ndryshoni pak recetën, përmirësoni pamjen e tyre dhe i ktheni në ëmbëlsira të zbukuruara, atëherë marka do të fitojë një tjetër sukses.

Truke psikologjike në menu:

Si i shërbejnë restorantet menutë e tyre:

-Duke përdorur imazhet e familjeve, për t’ju sjellë njerëzve kujtime si psh receta e gjyshes…

-Përshkrimet e shijshme që i bën reflekset e klientëve të ndryshojnë.

-Vendosja në vendin e duhur të imazhit në menu.

-Ngjyra të ngrohta.

-dhe truke me çmimin, psh restorantet mund të tregojnë shifrën por jo monedhën.

Përdorimi i lakmisë së klientit për krahasim

Nëse konsumatorët i konsiderojnë disa mallra më të shtrenjta dhe i shmangin ato, ekspertët e marketingut përdorin këtë mashtrim: ata shtojnë një produkt të ngjashëm me një çmim më të lartë, në mënyrë që ai fillestar të duket i lirë sa për krahasim, dhe shitjet e tij do të rriten përsëri.

Krijimi i një legjende

Një veprim më i mirë është krijimi i një legjende që do të ndjekë produktin pa patur rëndësi nëse ka kuptim.

“Milk Way”, për shembull, bëri një reklamë televizive në fillim të viteve ’90, duke treguar shufrën e çokollatës që lundronte në një gotë qumështi. Ky ka mbetur një tipar dallues për këtë kompani.

Të gjesh zgjidhjen për përtacët

Ekspertët e marketingut e dinë që shumë konsumatorë përtojnë të hapin qesen plastike për të marrë një shishe, kështu ata zgjedhin të marrin gjithë kolinë për përdorim të mëvonshëm, dhe ja një mënyrë për të shitur sa më shumë.

Përdorimi i psikologjisë së njerëzve

Ne tentojmë të shikojmë gjithmonë një produkt me tabelën e kuqe që tregon skonton. Në fakt çmimi mund të mbetet i njëjtë, por ndryshon vetëm letra.

-Një karrocë e madhe na detyron që të blejmë më shumë produkte se sa na nevojiten.

-Marketuesit i vënë gjithmonë produktet gati në skadim në të majtë dhe lëvizjen e karrocave në të djathtë. Konsumatorët kanë maninë të kthejnë gjithmonë kokën majtas

-Përdorimi i pllakave të vogla që pengojnë karrocën të ecë shpejt, duke na ngadalësuar kohën dhe duke bërë që të detyrohemi t’i shohim produktet për shkak të kohës.

Të shesësh dyfishin pa shumë mundim

A e keni menduar ndonjëherë se pse njerëzit në reklamat e çamçakëzeve gjithmonë marrin dy copë njëkohësisht? Kjo është një mashtrim për t’ju bërë të mendoni se është mënyra e duhur për ta përtypur. Ndërkohë, ju do të përdorni dy herë më shumë gjatë së njëjtës periudhë kohore, dhe prodhuesit do të shesin më shumë. E njëjta gjë vlen për qetësues dhe vitamina të caktuara.

Të bësh produktet të shërbejnë më pak

Në vitin 1957, Henckels prodhoi një qëruese patatesh që ishte aq e mirë sa që njerëzit e blinin një herë, dhe e përdornin përjetë.

Shitjet ishin të ulëta. Pastaj dikush doli me një ide gjeniale për të pikturuar pajisjet me ngjyrën e patates dhe njerëzit i hodhën ato që kishin duke shtuar sërish shitjet për produktin e njëjtë me ngjyrën e patates.

Të vendosësh autoritete brenda paketimit

Prodhuesit gjithmonë përpiqen t’ju shtojnë “peshën” produkteve të tyre. Për shembull, ata ju informojnë se esenca e luleve ekzotike gjendet në shampo, edhe nëse është një raport 1: 10,000 dhe ata mund të shpërfillin dobinë aktuale të kësaj lule për flokët tuaj. Një tjetër mashtrim është kur thuhet se ky shampo rekomandohet nga çdo stilist në Paris.

Rritje artificiale të çmimit për produkte të njëjta

Rezulton se mallrat për gratë dhe vajzat kushtojnë 7% më shumë se produktet e ngjashme për burrat dhe djemtë, pavarësisht dallimit të vetëm që është ngjyra e tyre. Ky fenomen njihet me nofkën “tatimi i kuq” dhe është për shkak të mendimit se gratë janë klientët më të mirë.

Kjo ka të bëjë veçanërisht me shampot, aksesorët e rruajtjes dhe mallrat e fëmijëve.

Keqinterpretimi i të mirave

Ekspertët e marketingut shpesh manipulojnë me terma kur shkruajnë përshkrime për prodhimet ushqimore. Për shembull, patatet e skuqura Pringles nuk janë me të vërtetë patate të skuqura, përmbajtja aktuale e patates e është vetëm 42%, e cila gjithashtu shpjegon formën e tyre të përsosur. E njëjta gjë vlen edhe për djathin, sidomos në feta të paketuara veçmas.