Politika 11 vite nga anëtarësimi në NATO, ambasadorja amerikane: Së shpejti Aleanca do...

11 vite nga anëtarësimi në NATO, ambasadorja amerikane: Së shpejti Aleanca do ketë një bazë në Kuçovë

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka përkujtuar sot 4 prillin e 2009-ës kur Shqipëria u anëtarësua në NATO.

“Prej 11 vjetësh, që kur Shqipëria u bë aleate në NATO, forcat e Shteteve të Bashkuara dhe ato shqiptare kanë derdhur gjak, djersë dhe lot së bashku në Afganistan, Irak, Bosnjë-Hercegovinë, Kosovë dhe Letoni.

Së shpejti, NATO do të ketë një ndërtesë në Kuçovë.

Shtetet e Bashkuara janë krenare që janë aleate me Shqipërinë”, shkruan ambasadorja Yuri Kim, në faqen zyrtare të ambasadës amerikane.