Sport 11 yje pa kontratë, vera e ardhshme do të jetë e nxehtë

11 yje pa kontratë, vera e ardhshme do të jetë e nxehtë

Shumë yje të futbollit botëror do të dalin të lirë në vitin 2020. Disa nga yjet e Europës nuk kanë pranuar të rinovojnë me ekipet e tyre dhe në verë mund të largohen me parametra zero.

Transfermarket ka formuar formacionin më të mirë dhe më të vlefshëm të lojtarëve të lirë. Futbollisti më i vlefshëm është Christian Eriksen. Mesfushori i Tottenhamit nuk ka pranuar të rinovojë kontratën e re, pavarësisht dëshirës së anglezëve. Ai do të largohet drejt Realit ose Barcelonës.

Luka Modric është një tjetër emër i rëndësishëm. Veterani i Real Madridit do të largohet me kosto zero në fund të sezonit, ashtu si Mertens dhe Willian. Mbrojtja ka emra të rëndësishëm me Kurzawan dhe Meunier të PSG-së dhe në qendër Savic dhe Alderweireld. Matic e Cavani do t’i japin lamtumirën United dhe PSG-së në verë.