Bota 12 fakte të pabesueshme pse Kanadaja është vendi më interesant në botë

12 fakte të pabesueshme pse Kanadaja është vendi më interesant në botë

Kanadaja është një prej ekonomive më të zhvilluara, një prej vendeve më të pastra dhe një prej shteteve me standardin më të lartë jetësor në botë.

Po ashtu, Kanadaja, shteti i dytë më i madh në botë, është ndër vendet më të preferuara për turistët.

Ja 12 fakte të pabesueshme për ekonominë, kulturën, pasurinë dhe konsumin në këtë vend madhështor.

-Kanadaja prodhon aq shumë shurup panje, sa që, sasia vjetore e tij do të mjaftonte të mbusheshin 14 pishina olimpike, 9,486 milionë gallon të këtij shurupi janë prodhuar vetëm në vitin 2014

-Quebec mbulon 71% të tregut botëror të shurupit të panjës. Madje, revista prestigjioze “The Economist”, e ka quajtur atë, “Arabia Saudite e shurupit”.

-Në Gjirin Hudson në Kanada, graviteti është më ulët se në pjesët e tjera të globit.

Kështu, nëse një person 68 kilogramësh matet në këtë gji, do të peshojë disa gramë më pak se në pjesët e tjera të botës.

Pyjet e Kanadasë do të mund të mbulonin Japoninë, Italinë, Kamboxhian, Nikaraguan, Francën, Gjermaninë, Ganën, Kamerunin, Suedinë, Korenë e Jugut, Uruguain dhe Mbretërinë e Bashkuar.

Rreth 500-600 aksidente të goditjes së drerëve me mjete motorike raportohen çdo vit në ishullin Newfoundland të Kanadasë, ku ka dhe më së shumti drerë në botë.

Pesë deri në dhjetë aksidente i takojnë grupit të aksidenteve seriozë, ndërkaq shënohet dhe një vdekje në vit.

-Në vitin 1536, eksploruesi francez, Jacques Cartier, i kishte keqkuptuar pjesëtarët e fisit Iroquois, të cilët vendbanimeve të tyre u thoshin “kanata”, që në fakt ishin fshatrat e tyre, ndërsa ai kishte menduar se ashtu quhej treva ku ata jetonin. Kështu ngeli emri Kanada.

Rezervat e naftës së papërpunuar në Kanada, zënë sipërfaqe që mund të krahasohet me 26,100 ndërtesa “Empire State Buildings”, në New York.

Kanadaja ka 172 miliardë barele të naftës së papërpunuar, që është sasia e tretë më e madhe në botë.

-Kanadaja është një prej vendeve më së paku të populluara në botë. Pjesa veriore e saj është pothuajse e pabanuar për shkak të temperaturave të ulëta.

-Edhe pse Kanadaja ka sipërfaqe më të madhe se SHBA-të,  ajo numëron 36 milionë banorë, ndërkaq vetëm në Kaliforni jetojnë 39.14 milionë banore.

-Tre qytetet më të mëdha në botë ku flitet gjuha frënge janë: Parisi (Francë), Kinshasa (Republika Demokratike e Kongos) dhe Abixhani (Bregu i Fildishtë). Menjëherë pas tyre vjen Montreali, në Kanada, me 4 milionë banorë.

– Kanadaja ka një park nacional që është më i madh se Zvicra.