Bota 12 mijë euro për një kek! Ministri grek detyrohet të paguajë nga...

12 mijë euro për një kek! Ministri grek detyrohet të paguajë nga xhepi

Ministri grek i Bujqësisë, Makis Voridis, është vënë në qendër të “një furtune” mediatike pasi postoi në faqen online të Ministrisë çmimin e kekut të Vitit të Ri për personelin. 12 mijë euro.

Me idenë se po krenohej, ministri bëri autogol, pasi siç raportojnë mediat greke, në mediat sociale i janë kundërvënë të gjithë thuajse duke pyetur se çfarë ka keku brenda të kushtojë kaq shumë.

Ministri është detyruar të deklarojë publikisht se do ta paguajë faturën nga paratë e veta duke shpjeguar se 12 mijë euro do t’i marrë nga 40 mijë eurot shpërblim kompensim që fitoi nga një padi për fyerje që i bëri pak kohë më parë ish-ministrit Panos Kammenos.

Mediat greke raportojnë po ashtu se guvernatori rajonal i Atikës ka shpenzuar 9 577 euro për një ngjarje të ngjashme këtë vit.