Aktualitet 12 raste të reja me koronavirus në Shkodër, mes tyre familja me...

12 raste të reja me koronavirus në Shkodër, mes tyre familja me 4 anëtarë

Konfirmohen 12 raste të reja me COVID 19 në Shkodër. Në total në Tiranë ishin dërguar për analiza 15 teste, nga të cilat 12 kanë rezultuar pozitive për koronavirusin.

Mësohet se katër prej tyre janë pjesëtarë të një familje në Dobraç, një çift bashkëshortësh dhe dy fëmijët e tyre, djalë dhe vajzë.

Ndërsa pjesa tjetër janë nga zona e Kirasit.

Sipas hetimeve të gjithë këta persona kanë marrë pjesë në një ceremoni mortore dhe dyshohet se pikërisht atje mund të jenë infektuar.

Dyshohet se numri mund të jetë edhe më i madh ndaj pritet që shifrat të rriten.

Rastet e reja e çojnë në 22 numrin total të të infektuarve në Shkodër.