Extra 12-vjeçarja gjeni me koeficientin e inteligjencës më të lartë se Einstein

12-vjeçarja gjeni me koeficientin e inteligjencës më të lartë se Einstein

Një vajzë 12-vjeçare nga Manchester, me prindër me origjinë nga Sri Lanka, me koeficientin e inteligjencës (IQ) më të lartë se Einstein, është shpallur fituese në konkursin “Child Genius” që transmetohet në Channel 4 në Britani.

Vajza e quajtur Nishi Uggalle i impresionoi të gjithë me nivelin e saj të inteligjencës, ndërsa në fund u shpall fituese përballë djalit 11-vjeçar, William Harwood.

12-vjeçarja u tregua e jashtëzakonshme në pyetje nga fusha të ndryshme, ku përfshihej shkenca matematika dhe drejtshkrimi.

Prindërit e vajzës janë me origjinë nga Sri Lanka.

Babai i saj, Neelanga Uggalle, punon si IT dhe njëkohësisht është zëvendëspresident i bankës “Barclays”. Ndërsa nëna e saj, Shiromi Jayasinghe, është kontabiliste. Ata ishin pjesë e audiencës dhe ishin një mbështetje e madhe gjatë gjithë kohës për vajzën gjeni.

Pasi triumfoi në këtë konkurs inteligjence, vajza mbajti edhe një fjalim mjaft emocionues, duke u shprehur se ishte bërë pjesë e këtij konkursi për të thyer stereotipat mbi vajzat.

“Një nga arsyet kryesore pse u futa në këtë konkurs ishte të tregoja se ka shumë stereotipa për vajzat, se ato nuk janë të afta në shkenca ekzakte, në matematikë apo fizikë. Doja të tregoja se kjo gjë nuk është aspak e vërtetë”, u shpreh 12-vjeçarja, e cila duket se ia ka arritur më së mirë qëllimit të saj.

“Jeni një frymëzim për të gjitha vajzat e reja”, u shpreh një nga të pranishmit pas fjalimit të vajzës.