Bota 120 mijë ushtarë amerikanë për të “ndëshkuar” Iranin

120 mijë ushtarë amerikanë për të “ndëshkuar” Iranin

| Nga American Eye
Shpërndaje

Administrata e presidentit amerikan Donald Trump mund të reagojë në rast se, Teherani godet interesat amerikane apo aleatët në rajon, shkruan NYT.

Por kreu i Shtëpisë së Bardhë e ka përgënjeshtruar këtë lajm, duke thënë se nuk ekziston asnjë lloj plani.

Megjithatë New York Times këmbëngul duke publikuar detaje nga mbledhja në të cilën u vendos dhe ndryshimi i strategjisë.

Sipas saj, një armatë e përbërë nga 120 mijë forca ushtarake, një numër i njëjtë me atë që në vitin 2003 pushtoi Irakun, është në gjendje gatishmërie për të ndëshkuar Iranin nëse sulmon interesat amerikane apo të vendeve aleate.

Ky është plani më agresiv që Pentagoni ka prezantuar në Shtëpinë e Bardhë gjatë një takimi, që më pas është publikuar nga prestigjiozja New York Times. Trump vijon ta konsiderojë si një lajm të rremë, dhe Ajatollah Kamenei u shpreh se nuk do të ketë një konflikt me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Gjithsesi shqetësimi për një përshkallëzim të situatës, mbetet ende temë kryesore për analistët amerikanë dhe ndërkombëtarë.