Kryesore 128 raste të reja dhe 6 të vdekur nga COVID

128 raste të reja dhe 6 të vdekur nga COVID

Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë kanë rezultuar 128 persona me COVID-19, ndërsa 6 persona e kanë humbur betejën me virusin.

Rastet pozitive kanë dalë nga 2789 testime të kryera gjatë 24 orëve të fundit, ndërsa numri i rasteve të reja gjatë javëve të fundit ka vijuar të jetë përafërsisht në të njëjtin nivel.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 712 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 105,728 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 149 pacientë, 10 në terapi intensive, nga të cilët 2 pacientë janë të intubuar.

Ministria e Shëndetësisë kujton qytetarët që të mos ulin vigjilencën ndërsa vijon procesi i vaksinimit në vend.