Ekonomi 13.5% e shqiptarëve nuk kanë para as për analiza mjekësore

13.5% e shqiptarëve nuk kanë para as për analiza mjekësore

13.5% e shqiptarëve nuk plotësojnë nevojat për kontroll mjekësor për shkak të çmimeve të larta të shërbimeve, analizave apo ilaçeve.

Në rajonin e veriut, situata është më e vështirë me 21% të popullsisë që nuk ka mundësi të përballojë analizat më bazike. Shifrat janë publikuar nga EUROSTAT, i cili e rendit vendin tonë të parin për pamundësitë e kurimit.

Në numër, janë mbi 380 mijë banorë që deklarojnë se e kanë të pamundur të sigurojnë para për kontrolle shëndetësore. Të dhënat e EUROSTAT, zbulojnë se situata është përkeqësuar në vitin 2019, krahasuar me vitet paraardhëse.

2017 – 12.5% e popullsisë

2019 – 13.5% e popullsisë

Edhe në rastet kur, një pjesë e listës së barnave rimbursohen, pengesat e burokracitë për t’i marrë ato kanë rezultuar të mëdha. Në rajon, Kosova renditet pas nesh, ndërsa Mali i Zi ka standardin më të mirë në këtë tregues.

Pandemia e COVID-19 ka nxjerrë në pah pabarazitë edhe në vendet e Bashkimit Europian.