Sport 13 maj 2012… Përtej mitit, përtej legjendës; 8 vite nga lamtumira e...

13 maj 2012… Përtej mitit, përtej legjendës; 8 vite nga lamtumira e melankolike e Del Pieros!

“Unë do të jem gjithmonë pranë jush, nuk do të lodhem me ju, sepse jeni gjëja më e bukur që kemi”. Alessandro Del Piero e njeh mirë këtë kor. Sepse tifozët e Juventusit ia kanë kushtuar atij me mijëra herë. Me kalimin e kohës, ky kor është bërë një parullë, që nuk ka dalë kurrë nga moda e popullit bardhezi.

“Pinturicchio”, i mbiquajtur kështu nga Giovanni Agnelli, ishte një nga kapitenët më të dashur të historisë së Juventusit. Një dashuri e pafund, e pakushtëzuar, kaloi nga euforia e sukseseve në makthin e zbritjes në Serie B. Shkurt, është tejet e vërtetë: një kapiten nuk e braktis kurrë anijen e tij.

Një jetë me Juventusin si futbollist e golashënues, që ka dhe skadim të “kartës së identitetit”. Dhe bilbili i trefishtë i ndeshjes Juventus-Atalanta, më 13 maj 2012, sigurisht përfaqëson një kujtim të bukur, por përmallues për t’iu rikthyer.

I bukur, sepse të bën të kuptosh se si “martesa” midis Alex dhe “Zonjës së Vjetër” ishte më e vërteta dhe më e përzemërta. Emocionuese në të njëjtën kohë, për lotët e shumtë të derdhur nga ata që e kanë mbështetur gjithmonë dhe vazhdimisht këtë partneritet.

Një Juventusin kirurgjikal, i pari i Antonio Conte, i aftë të fitojë papritur titullin e Serie A, duke kapërcyer Milanin e shumëkuotuar të Max Allegri. Një skuadër e egër, zotëruese, e pamposhtur në kampionatin 2011-2012. Me “10” e tij në sulm, për të luajtur atë sezon jo një rol kryesor, por themelor. Një tjetër titull trengjyrësh, si “qershia mbi tortë” në kapitullin përmbyllës të karrierës së jashtëzakonshme të Del Piero me bardhezinjtë.

Në një stadium të mbushur plot e përplot, “Zonja e Vjetër” del në fushë, në ndeshjen e fundit të atij kampionati, me këtë formacion: Storarin; Lichtsteiner, Bonucci, Chiellini, Estigarribia; Padoin, Pirlo, Marrone; Giaccherini, Borriello, Del Piero. Ai që shënon, mbi të gjithë, është Del Piero; menjëherë nga jashtë zones, me Frezzolini të mposhtur.

Ky ishte goli i pestë sezonal, i treti në kampionat. Dhe lamtumira me përqafime, lot, emocione. Ato prekin kulmin në momentin e zëvendësimit, kur decibelët e koreve në stadium dëgjohen në krejt qytetin. Një “finale” melankolike për kapitenin, që me fanellën bardhezi luajti në total 705 ndeshje dhe shënoi 289 gola. Përtej mitit, përtej legjendës, mban emrin Del Piero!