Kryesore “13 Tetori”, dështon mbledhja e KQZ-së. LSI: Respektojmë dekretin e Metës

“13 Tetori”, dështon mbledhja e KQZ-së. LSI: Respektojmë dekretin e Metës

Ka dështuar mbledhja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ditën e sotme, ku do të diskutohej kërkesa e aleatëve të PD për nisjes e procedurave për zgjedhjet vendore të 13 tetorit, të dekretuara nga Presidenti Meta.

Shkak për dështimin e mbledhjes së sotme është bërë kuorumi.

I pranishëm ishte vetëm Klement Zguri.

“Pa kuorum, mbledhja e KQZ nuk mund të nisë. Kolegët kanë deklaruar se janë me leje dhe nuk janë. Ju falenderoj, mbledhja nuk mund të hapet, nuk mund të ketë diskutime, pasi nuk plotësohet kuorumi”, tha kryetari i këtij institucioni, Zguri.

Për përfaqësuesin e LSI-së, mungesa e anëtarëve është politike dhe e qëllimshme. Ndërsa përfaqësuesi i LSI-së, Muharrem Caka akuzoi se mungesa është e qëllimtë dhe politike. Ai tha se LSI-ja ditën e hënë do të sjellë kërkesën për regjistrimin në zgjedhjet lokale të 13 tetorit.

“Mungesa e anëtarëve është e qëllimtë, politike. Dekreti i Presidentit është në fuqi dhe ne do të respektojmë parashikimet. Do të sjellim të hënën kërkesën për regjistrimin në zgjedhje. Kodi parashikon që KQZ-ja ka detyrimin të nisë procedurat dhe së pari duhet të merrte parasysh kërkesën”, tha përfaqësuesi i LSI-së, Muharrem Caka.