Sport 130 mln dollarë të ardhura në vit, Messi sportisti më i paguar...

130 mln dollarë të ardhura në vit, Messi sportisti më i paguar në botë

Pavarësisht një sezoni zhgënjyes në fushë, ylli i Paris Saint-Germain Lionel Messi është sportisti më i paguari në botë gjatë 12 muajve të fundit, sipas Forbes.

Ai ka të ardhura bruto prej 130 milionë dollarë në vit, shifër që e mban atë përpara lojtarëve si LeBron James dhe rivalin Cristiano Ronaldo.

Messi, i cili raportohet se fiton 75 milionë dollarë në vit, gjithashtu fiton 55 milionë dollarë nga marrëveshjet e sponsorizimit.

Është hera e dytë që argjentinasi qëndron në krye të listës së Forbes.

Messi ka marrë kritika për disa nga sponsorizimet e tij jashtë fushës, duke promovuar së fundmi turizmin për Arabinë Saudite.

Ai është fotografuar në Arabinë Saudite dhe ka postuar një fotografi në llogarinë e tij personale në Instagram me etiketën ‘VisitSaudi’.

Vendi është akuzuar prej kohësh për përmirësim të imazhit të figurave problematike nëpërmjet financimeve në sport.