Bota 132 të vdekur, koronavirusi shkon edhe në Lindjen e Mesme

132 të vdekur, koronavirusi shkon edhe në Lindjen e Mesme

Numri i të vdekurve nga koronavirusi i ri ka shkuar në 132. Ky është përditësimi më i fundit i të dhënave nga mediat ndërkombëtare, të cilat shprehen se është konfirmuar rasti i parë i prekur me koronavirus edhe në Lindjen e Mesme.

Këtë të mërkurë, Shtetet e Bashkuara dhe Japonia tërhoqën qytetarët e tyre që jetonin në qytetin kinez të Wuhan-it.

Organizata Botërore e Shëndetit është shprehur se ka besim tek aftësitë e Kinës për ta mbajtur nën kontroll virusin e ri. Megjithatë shqetësimi është i kuptueshëm pasi numri i rasteve të konfirmuara është rritur frikshëm nga 1459 në 5974.

Numri i të vdekurve nga koronavirusi shkoi nga 26 në 132, shumica e të cilëve kanë qenë nga provinca e Hubeit, aty ku shpërtheu virusi. E gjithë provinca është në karantinë.