Kryesore 14 raste të reja dhe dy viktima në 24 orët e fundit

14 raste të reja dhe dy viktima në 24 orët e fundit

Situata e COVID-19 në Shqipëri tashmë është e stabilizuar dhe shifrat e rasteve të reja janë në kufij minimalë.

Në 24 orët e fundit, nga 3,366 testime kanë rezultuar pozitivë vetëm 14 qytetarë.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 2 raste në Tiranë, Malësi e Madhe, Memaliaj, Skrapar, 1 rast në Shkodër, Durrës, Fier, Devoll, Tropojë, Prrenjas.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor betejën me COVID19 nuk e kanë fituar dy qytetarë; 1 qytetar nga Tirana, 1 qytetar nga Durrësi të moshave 69 dhe 74 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjarëve të të ndjerëve.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 81 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 128,907 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 43 pacientë nga të cilët 5 pacientë janë në terapi intensive.