Kulturë 15 fakte që duhet t’i dini për vikingët (Foto)

15 fakte që duhet t’i dini për vikingët (Foto)

Mbi 1200 vjet më parë, vikingët u nisën për të pushtuar botën, duke terrorizuar të gjithë Evropën. Nuk ishin vetëm një civilizim luftëtar dhe gjakatar, por ishin edhe mjeshtra të aftë dhe udhëheqës të mëdhenj.

Për 300 vite, mes shekulli të VIII dhe IX, Vikingët nisën të sulmonin të gjithë botën. Në kërkim të tokave, skllevërve, arit dhe argjendit, këta luftëtarët krenarë dhe eksploratorë trima lanë shtëpitë e tyre në Norvegji, Suedi dhe Danimarkë dhe nisën të grabisnin Europën. Arritën deri në Bagdad dhe Amerikë.

Shpejtësia dhe guximi i sulmeve të tyre u bënë legjendare. Por Vikingët ishin më shumë se barbarë të egër vinin nga Veriu: Ishin tregtarë të mirë, inxhinier të shkëlqyer anijesh.

Kishin një traditë të pasur dhe jetonin në një shoqëri që për kushtet e kohës ishte shumë e hapur dhe demokratike, aq sa për shembull gratë mund të divorcoheshin kur të donin nga burrat e tyre.

PREJARDHJA E EMRIT. Anglosaksonët i quanin Vikingë. Në gjuhët skandinave “vik” do të thotë “gji” pasi vinin më së shumti nga Norvegjia dhe Islanda.

KUR FILLUAN TË PUSHTOJNË BOTËN?

Sipas historianëve vikingët filluan zgjerimin e popullit të tyre nordik nga shekulli 8-11. Madje ekziston dhe një datë precize e dokumentuar: 8 korrik 793. Ishte pikërisht dita kur gjatë një feste në manastirin e Lindisfarnes, zbarkoi një tufë vikingësh duke shkatërruar çdo gjë.

SHKATËRRIMI I PARISIT

30 vjet pas vdekjes së Karlit të Madh, Vikingët poshtëruan Francën perandorake, duke zbarkuar deri në Paris në vitin 845. Të njëjtin fat patën edhe qytetet e tjera të Francës, Britanisë dhe Gjermanisë.

A ISHIN ME TË VËRTETË KAQ TË DHUNSHËM?

Masakra nuk ka dyshim që ka pasur, por në vetvete, në gjiret e tyre ishin njerëz të qetë. Mbanin një lloj higjiene që askush në atë kohë nuk e kishte. Shumë të aftë në poezi dhe mjeshtra të shkëlqyer argjendarie.

LUFTËTARË TË RASTËSISHËM

Ndryshe nga legjionarët romakë, vikingët ishin luftëtarë pa uniforma. Gjithkush kishte veshjen dhe armaturën e vet. Vetëm udhëheqësit vishnin helmeta hekuri për t’u dalluar, ndërsa luftëtarët më të përulur ishin të kënaqur me një kapelë lëkure. Shumica e tyre poshtë veshjeve të lëkurës vishnin rrjetë hekuri.

DRAKKAR-I I TMERRSHËM

Anijet e luftës së Vikingëve ishin të vogla dhe kishin formën e dragoit. Të shtyra nga një anije me vela katrore, ato tejkalonin shpejtësinë 20 km/orë dhe manovronin mirë në gjiret e ngushta.

MJEKËSIA BARBARE

Nëse një luftëtar plagosej në bark, ai trajtohej me supë qepe. Nëse nga plaga dilte era e qepës, atëherë luftëtari konsiderohej i vdekur. Në rast të kundër vazhdonte kurat bimore. Vikingët kishin higjienë personale shumë të pastër, sidomos gratë.

FEMRAT VIKINGE

Gratë ishin shumë të pavarura dhe të emancipuara. Ndërkohë që burrat ishin larg në betejë, ishin ato komandantet e shtëpisë dhe fermave. Një vikingase mund ta zgjidhte vetë burrin e saj dhe madje të kërkonte divorcin kur keqtrajtohej apo tradhtohej.

RRITJA E LUFTËTARËVE TË VEGJËL

Deri në moshën 12-vjeçare fëmijët qëndronin të lirë. Më pas nuk shkonin në shkollë, por dërgoheshin në fusha apo ndihmonin prindërit në shtëpi. Meshkujt merrnin armë druri dhe bënin lojëra luftarake ose loznin me topa lecke. Kur rriteshin djemtë luftonin nën mbikëqyrjen e të rriturve.

USHTRI PA HIERARKI

Luftëtarët nuk kishin grada. Komandanti i çdo bastisjeje ishte kapiteni i anijes së madhe. Luftëtarët mund të ishin qytetarë të zakonshëm ose profesionistë. Vetëm këta të fundit udhëhiqnin sulmet.

EKSPLORUES TË PALODHUR

Më shumë se sa bastisjet dhe armët, ishte tregtia komerciale që i bënte vikingët më të dallueshëm. Ata e zgjeruan tregtinë e tyre nga Deti Kaspik deri në Bagdad. Normanët arritën në Siçili dhe Italinë e Jugut.

KUJT I DREJTOHESHIN LUTJET E TYRE?

Një grupi hyjnish plot defekte. Hyjnia kryesore në mitologjinë e tyre ishte Odin, Zoti i Luftës, pa një sy. Edhe perëndesha e bukurisë Freya ishte përcaktuar si një perëndeshë e keqe. Megjithatë vikingët nuk kishin priftërinj profesionalë dhe ndiqnin pak rituale.

MITE FALSE

Historia e vikingëve gjithnjë është shoqëruar me seri legjendash të rreme. Më së shumti përdorimi i helmetave me brirë. Por kjo nuk është e vetmja gënjeshtër. Edhe pse të dhunshëm ata nuk ishin sadistë dhe tortura nuk ishte mjeti kryesor i dënimit të tyre.

PARLAMENTARËT E PARË

Demokracia parlamentare nuk është një shpikje angleze, por vikingase. Parlamenti i parë evropian vjen nga dy vende vikinge. Sipas burimeve, në Logtun të Norvegjisë u mblodh asambleja me 485 delegatë dhe 12 fise për të nxjerrë ligje për çështjet me interes të përbashkët.

PSE U ZHDUKËN?

Një arsye është lindja e mbretërive kombëtare që zëvendësuan identitetin fisnor të origjinës. Një shkak tjetër është krishtërimi, që nga njëra anë afroi ish-piratët e kulturës evropiane dhe nga ana tjetër sollën luftërat fetare.