Sport 15 gola në Serinë A, por CR7 ka humbur shënjestrën në goditjet...

15 gola në Serinë A, por CR7 ka humbur shënjestrën në goditjet e dënimit

Deri më tani ka shënuar 15 gola në kampionat. Një numër relativisht i mirë për Cristiano Ronaldon.

Debutimi i tij në Serinë A është në rrugën e duhur. Shpesh, falë portugezit, Juventusi ka arritur të marrë fitoret, por edhe në rastet kur nuk ka arritur dot të shënojë është kujdesur që një gjë të tillë ta bëjnë shokët e skuadrës.

Gjithsesi, kur bardhezinjtë e transferuan pesë herë fituesin e “Topit të Artë”, shumë prej tifozëve sillnin në kujtesën e tyre golat e sulmuesit përmes goditjeve të dënimit dhe një pjesë e mirë e tyre fërkonin duart kur kujtonin pikërisht këto lloj golash, por tek Juventusi një gjë e tillë nuk po ndodh.

Ronaldo që kur ka ardhur tek bardhezinjtë ka finalizuar në forma dhe mënyra të ndryshme, por me goditje standarde asnjë gol.

13 herë ka tentuar të realizojë në këtë lloj forme dhe një asnjërën prej tyre portugezi nuk ka arritur dot të festojë.

I fundit gol që pesë herë fituesi i “Topit të Artë” ka arritur të shënojë me goditje dënimi ishte në Botëror në takimin Portugali-Spanjë. Sidoqoftë, pak rëndësi ka mënyra sesi finalizon Ronaldo, për Juventusin vlen që sulmuesi të shënojë.