Extra 15 nga shprehjet më motivuese të të gjitha kohërave

15 nga shprehjet më motivuese të të gjitha kohërave

Ndonjëherë në jetë, ju ndiheni sikur thjesht nuk mund të vazhdoni më. Ne të gjithë kemi qenë në këtë gjendje dhe mund të themi që nuk është aspak zbavitëse.

Mund të ndiheni sikur po ecni nëpër një tunel të errët pa dritë në fund, ose duke u përpjekur të notoni në sipërfaqen e oqeanit, por ndjeni sikur diçka po ju tërheq poshtë. Ne të gjithë e humbasim motivimin në momente të caktuara dhe nuk ka asgjë të keqe të bëjmë pushime dhe të qetësojmë shpirtrat tanë.

Megjithatë, ne duhet të kthehemi në një pikë dhe të punojmë drejt qëllimeve tona, sepse askush tjetër nuk do ta bëjë këtë për ne.

Nëse jeni ndjerë të pamotivuar dhe të lodhur kohët e fundit, ne shpresojmë që shprehjet e mëposhtme do t’ju ndihmojnë të fitoni frymëzimin dhe motivimin që ju mungon.

1- “Pa marrë parasysh se kush jeni, pa marrë parasysh se çfarë keni bërë, pavarësisht nga keni ardhur, ju gjithmonë mund të bëheni një version më i mirë për veten tuaj.” – Madonna

2- “Asnjëherë mos hiqni dorë nga diçka që dëshironi; është e vështirë të presësh, por më e vështirë është të pendohesh.”

3- “Vështirësitë që po përjetoni sot janë duke zhvilluar fuqinë që ju nevojitet nesër.” – Robert Tew

4- “Njeriu që fiton veten është më i madh se ai që mposht një mijë burra në betejë.” – Buda

5- “Mund të ndryshoj nga gjërat që më ndodhin, por nuk pranoj kurrë të mposhtem.”– Maya Angelou

6- “Ajo që qëndron prapa nesh dhe ajo që qëndron para nesh janë çështje të vogla në krahasim me atë që qëndron brenda nesh.” – Ralph Waldo Emerson

7- “Kurrë nuk jeni shumë i vjetër për të vendosur një qëllim tjetër apo për të ëndërruar një ëndërr të re.” – C. Lewis

8- “Qëllimi im nuk është të jem më i mirë se kushdo tjetër, por të jem më i mirë se sa kam qenë dikur.” – Dr. Wayne W. Dyer

9- “Koha juaj është e kufizuar, prandaj mos e humbisni atë duke jetuar jetën e dikujt tjetër. Mos u brengosni nga besimet – që nënkupton të jetoni me rezultatet e të menduarit të të tjerëve. Mos lejoni që zhurma e mendimeve të të tjerëve të mbysë zërin tuaj të brendshëm. Dhe më e rëndësishmja, kini guximin të ndiqni zemrën dhe intuitën tuaj.” – Steve Jobs

10- “Unë jam më madhështori; Thashë para se të bëhesha ai që u bëra.” – Muhamed Ali

11- “Lavdia jonë më e madhe nuk qëndron tek dështimi, por në rritjen tonë sa herë që dështojmë.” – Konfuci

12- “Unë kam humbur më shumë se 9000 gjuajtje në karrierën time. Kam humbur gati 300 ndeshje. 26 herë kam qenë pretendent për të fituar dhe kam humbur. Unë kam dështuar pa pushim në jetën time. Dhe kjo është arsyeja pse pata sukses.” – Michael Jordan

13- “Fundi im u bë baza e fortë mbi të cilën rindërtova jetën time.” – J.K. Rowling

14- “Nëse doni të arrini madhështinë ndaloni së kërkuari leje.” – Anonim

15- “Njerëzit që janë aq të çmendur sa të mendojnë se mund ta ndryshojnë botën, janë ata që e ndryshojnë vërtetë atë.” – Steve Jobs