Kryesore 15 pistoletat më të mira në histori dhe karakteristikat e tyre (FOTO)

15 pistoletat më të mira në histori dhe karakteristikat e tyre (FOTO)

GLOCK 17 – pistoletë gjysmë-automatike me konstrukt polimer, prodhuar nga Glock Ges.m.b.H., Deutsch-Wagram, Austri. Hyri në shërbimin të ushtrisë dhe policisë austriake nga viti 1982. Pavarësisht rezistencës fillestare nga tregu për të pranuar një “armë plastike” për shkak të shqetësimeve të qëndrueshmërisë dhe besueshmërisë, si dhe frika se pistoleta do të ishte “e padukshme” ndaj detektorëve metalikë në aeroporte, pistoleta Glock, linja më fitimprurëse e produkteve të kompanisë mbanë 65% të pjesës së tregut të pistoletave ndër agjencitë e zbatimit të ligjit të Shteteve të Bashkuara, si dhe bën furnizimin e shumë forcave të armatosura dhe agjencive të sigurisë në mbarë botën. Glock gjithashtu është arma e zjarrit më e popullarizuar në mesin e civilëve në mbarë botën.

COLT 1911A1 .45 ACP-M1911 është një pistoletë me veprim të vetëm (Single Action), gjysmë-automatik, me magazinë, e pajisur me fishek .45 ACP, e cila shërbeu si armë standarde e Forcave të Armatosura të Shteteve të Bashkuara nga viti 1911-1985. Është përdorur për herë të parë në fazat e mëvonshme të Luftës Filipine-Amerikane dhe përdorur gjerësisht në Luftën e Parë Botërore, Luftën e Dytë Botërore, Luftën Koreane dhe Luftën e Vietnamit. M1911 vazhdon të bartet nga disa forca amerikane. Në total, Shtetet e Bashkuara kanë blerë rreth 2.7 milion pistoleta M1911 dhe M1911A1. M1911 u zëvendësua nga pistoleta 9mm Beretta M9 si armë standarde të SHBA-së në fillim të viteve 1990, por për shkak të popullaritetit të saj në mesin e përdoruesve, ajo nuk është tërësisht e larguar. Ndryshimet e modernizuara të derivateve të M1911 janë ende në përdorim nga disa njësi të Forcave Speciale të Ushtrisë së SHBA, Marinës së SHBA dhe Korpusit Detar të SHBA. Projektuar nga John Browning, M1911 është dizajni më i njohur i tij që përdor parimin e shkurtër të rimarrjes në dizajnin e tij bazë.

SIG P226 – pistoletë me madhësi të plotë, prodhuar nga SIG Sauer, Zvicër. Ka variacione prej disa kalibreve 9mm, .40 S&W, .357 SIG dhe .22. Është në thelb i njëjti dizajn bazë i SIG P220, por u zhvillua për të përdorur kapacitete më të larta. Paraqitet në disa nën-variante; P228 dhe P229 dy versionet kompakte. SIG Sauer P226 dhe variantet e tij janë në shërbim të
shumë forcave të armatosura në mbarë botën.

CZ 75 – pistoletë e prodhuar në Republikën Çeke që ka dy variante zjarri – gjysmë automatike dhe selektive. E prezantuar për së pari herë në vitin 1975, është një nga “wonder nines” origjinale, konstruksion prej çeliku dhe tytë hekuri të përforcuar. Ka reputacion të mirë në mesin e njohësve të pistoletave për cilësinë e lartë me një çmim të arsyeshëm.

SMITH & WESSON MODEL 60 – revolver me 5 mbushje, me tytë .38 Speciale ose .357 Magnum. Është revolja e parë e prodhuar nga çeliku inox.

BROWNING HI-POWER – pistoletë me veprim të vetëm (Single Action), gjysmë-automatike, me kalibër 9mm dhe .40 S&W. Bazohet në dizajnin e shpikësit të armëve të zjarrit John Browning dhe përfunduar nga Dieudonné Saive në Fabrique Nationale (FN) të Herstal, Belgjikë. Browning vdiq në vitin 1926, disa vjet përpara se të finalizohej dizajni. Hi-Power është një ndër pistoletat ushtarake më të përdorura në histori, përdorur nga forcat e armatosura të mbi 50 shteteve.

SMITH & WESSON MODEL 29 – revolver me gjashtë mbushje me veprim të dyfishtë (Double Action), për .44 Magnum cartridge dhe prodhuar nga kompania amerikane Smith & Wesson. Ajo u bë e famshme nga karakteri imagjinar Dirty Harry Callahan nga filmi Dirty Harry me aktorin Clint Eastwood. Modeli 29 u ofrua me 3, 4, 5, 6, 6 1/2, 8 3/8 dhe më vonë, 10 5/8 inça gjatësi të tytës, si modele standarde.

WALTHER P38 – (e njohur edhe si Pistole 38) pistoletë gjysmë-automatike 9 mm e cila u zhvillua nga Walther si pistoletë shërbimi e Wehrmacht-it, pak para Luftës së Dytë Botërore.

RUGER MK II – pistoletë gjysmë automatike me veprim të vetëm (Single Action) me mbushje të vendosur në .22 Long Rifle dhe prodhuar nga Sturm, Ruger & Company. Pistoletat Ruger rimfire janë ndër pistoletat më të popullarizuara, me më shumë se tre milion të shitura.

SMITH & WESSON MODEL 41 – pistoletë gjysmë automatike e dizajnuar nga Smith & Wesson pas Luftës së Dytë Botërore si pistoletë për gara. E projektuar me një kënd të mbajtjes prej 105 gradë, njëlloj si Colt M1911, për të mbajtur një kënd të qëndrueshëm.

COLT WOODSMAN – një pistoletë sportive gjysmë-automatike e prodhuar nga kompania amerikane Colt nga vitet 1915-1977. Është dizajnuar nga John Moses Browning. Dizajni i kornizës ndryshoi me kalimin e kohës, në tri seri të dallueshme: seria e parë prej 1915-1947, serija e dytë prej 1947-1955 dhe seria e tretë prej 1955-1977.

COLT 1873 SINGLE ACTION ARMY – Gjithashtu i
njohur si Single Action Army, SAA, Modeli P – Peacemaker, M1873 dhe Colt .45, është revolver i veprimit të vetëm (Single Action) me cilindër rrotullues që mban gjashtë mbushje me fishekë metalikë. Ai u dizajnua për nevojat e shërbimit të Qeverisë amerikane në vitin 1872 nga kompania e armëve të zjarrit Colt’s Patent Firearms Manufacturing Company dhe u miratua si revolver standard në shërbim të ushtrisë deri më vitin 1892. SAA Colt paraqet pjesë të famshme të historisë amerikane, i njohur edhe si “Arma që fitoi Perëndimin”.

BERETTA 92 – (gjithashtu edhe Beretta 96 dhe Beretta 98) janë një seri të pistoletave gjysmë automatike të dizajnuara dhe të prodhuara nga Beretta e Italisë. Modeli 92 u dizajnua në vitin 1972 dhe prodhimi I varianteve me kalibër të ndryshëm vazhdon edhe sot. Forcat e Armatosura të Shteteve të Bashkuara në vitin 1985 zëvendësuan Modelin 1911A1 .45 ACP me modelin ushtarak Beretta 92F, M9.

SMITH & WESSON MODEL 10 – i njohur më parë si Smith & Wesson .38 Hand Ejector Model i 1899, Smith & Wesson Military & Police ose Smith & Wesson Victory Model, revolver me popullaritet mbarëbotëror. Ështe pasardhësi i modelit Smith & Wesson .32 Hand Ejector Model i 1896 dhe është revolveri i parë Smith & Wesson që ka karakteristike çelësin për lirimin e cilindrit në anën e majtë të konstruktit, si te Colt M1889. Në prodhim është që nga viti 1899 dhe është revolver që mban gjashtë mbushje, double-action. Gjatë periudhës së gjatë të prodhimit, ka qenë në dispozicion me gjatësi të tytës prej 2-6 inça. Rreth 6,000,000 armë të këtij lloji janë prodhuar gjatë viteve, duke e bërë revolverin më të popullarizuar të shekullit të 20-të.

RUGER SINGLE SIX CONVERTIBLE – prodhuar nga Sturm, Ruger. Single Six u lëshua në prodhim për herë të parë në Qershor të vitit 1953. Aftësia për të gjuajtur .22 rimfire ose .22 Magnum e bëri atë praktike për në pyll ose në poligon të gjuajtjes, ku dhe u mësuan të qëllonin me armë legjione të njerëzve,