Bota 15 viktima në Greqi, qeveria mbyll çdo gjë në vend

15 viktima në Greqi, qeveria mbyll çdo gjë në vend

Numri i viktimave nga koronavirusi në Greqi ka shkuar në 15. Ky është raporti i fundit për ditën e diele i bëre publik nga autoritetet në orën 17 e 30. Në 24 orët e fundit janë dy persona që kanë humbur jetën.

Ndërkohë këtë të diel janë 94 pacientë të rinj duke e çuar shifrën totale në 624.

Këtë të dielë kryeministri Mitsotakis lajmëroi mbylljen e çdo aktiviteti në Greqi. Një masë ekstreme për të parandaluar përhapjen edhe më të madhe të sëmundjes dhe rrjedhimisht edhe viktimat.